LAJMI I FUNDIT:

Kitara e Elvis Presley shitet në ankand për 450 mijë funte

Kitara e Elvis Presley shitet në ankand për 450 mijë funte

Kitara elektrike që Elvis Presley përdori për të nisur rikthimin e tij ikonik është shitur në ankand për 450 mijë funte.

Është zbuluar nga ‘GWS Auctions’ me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kitara Hagstrom Viking II ishte shitur pasi nuk u pa në publik për 52 vitet e fundit.


Kjo është një kitarë e rrallë përdorur gjatë rikthimit special në televizion, çmimi fillestar i së cilës raportohet se ishte 350,000 dollarë.

Kitara e Elvis Presley (Foto: BNPS)

Performanca e Elvisit me këtë u realizua në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas shtatë viteve.

Artisti amerikan rifilloi karrierën e tij dhe luajti me kitarë për shfaqje të tjera të drejtpërdrejta përfshirë këtu disa në Las Vegas.

Elvis Presley (Foto: Getty Images)

Përveç një periudhe njëvjeçare në vitet 1990 kur u ekspozua në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në Ohio, kitara nuk ishte parë në publik për 52 vjet.

Brigette Kruse, nga GWS Auctions, tha në një deklaratë: “Kjo nuk është vetëm ndonjë kitarë e Elvisit, por është kitara që ndihmoi në fillimin e rikthimit të tij”.

Elvis Presley (Foto: Getty Images)

Kjo kitarë ishte në pronësi të Al Casey i cili interpretoi me Presley.

Kitara është e kuqe dhe ishte shitur me kutinë origjinale e cila ende mban emrin e Al Casey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori