LAJMI I FUNDIT:

Kishin rezervuar biletat për fluturimin Dublin-Zagreb, në aeroplan mësuan se ulëset e destinuara për ta ishin prishur  

Kishin rezervuar biletat për fluturimin Dublin-Zagreb, në aeroplan mësuan se ulëset e destinuara për ta ishin prishur  

Gjatë 23 dhjetor, ka ndodhur një incident në fluturimin e një aeroplani të aviokompanisë Ryanair në relacionin Dublin-Zagreb.

Tre të rinj mësuan që për ta nuk ka ulëse pasi që ulëset ishin prishur. Fillimisht ishte menduar se bëhet fjalë për shitjen e një numri më të madh të biletave sesa që kishte ulëse në aeroplan, transmeton Telegrafi.


“Ishim në udhëtimin Dublin në drejtim të Zagrebit. Pasi që u ulëm, mësuam që tre bileta i kishte shitur më shumë Ryanair dhe se tre djemtë nuk kishin ku të ulen. Pas disa minutave piloti u përfshi në këtë ngjarje gjeti ulëse për dy prej tyre, ndërsa për të tretin nuk arriti”, tha një pasagjer.

Një grua ishte me fëmijën e saj, dhe piloti i kërkoi nëse mund ta marr në prehër dhe të ulët njëri prej të rinjve. Ajo refuzoi dhe në fund i riu i kërkoi asaj para, por edhe atë ofertë e refuzoi, gjë që reaguan të gjithë në aeroplan.

E nga Ryanair kanë bërë të ditur se fluturimi Dublin-Zagreb nuk ishte vonuar për shkak të shitjes së numrit më të madh të biletave.

“Për shkak të dëmeve të vogla, tre ulëse në rreshtin e 14-të ishin jashtë funksioni kurse pasagjerët kishin rezervuar fluturimin në ato tre ulëse dhe janë detyruar të ulen në dy ulëse tjera. E pasi që numri i ulëse të lira ishte i kufizuar, njëri prej pasagjerëve është futur në një aeroplan tjetër”, u tha nga Ryanair. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori