LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu kinez kryen operacionin, edhe pse ishte rreth 3 mijë kilometra larg pacientit – duke përdorur internetin (Video)

Kirurgu kinez kryen operacionin, edhe pse ishte rreth 3 mijë kilometra larg pacientit – duke përdorur internetin (Video)

Një mjek ka kryer operacionin e parë ndonjëherë të trurit përmes rrjetit celular 5G.

Kështu së paku pretendojnë mediat e huaja, sipas të cilave, një pacient me sëmundjen e Parkinsonit kishte një implant të vënë në trurin e tij nga një mjek që ishte më shumë se 1.800 milje larg (3.000 km).


Mjeku që bëri operacionin tha se teknologjia e re mund ta bëjë më të lehtë për mjekët që të veprojnë në njerëz që jetojnë në zona më të largëta dhe nuk mund të udhëtojnë.

Dr Ling Zhipei, një kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Pekin, realizoi këtë procedurë, ndërsa mijëra kilometra larg, sipas China Global Television Network (CGTN).

Duke përdorur robotët kirurgjikale ai ka futur një implant të thellë të stimulimit të trurit – një pajisje e përdorur për të provuar dhe kontrolluar dridhjet që pacientët me Parkinson vuajnë – në trurin e pacientit.

Procedura u krye të shtunën dhe zgjati rreth tre orë.

Nuk është e qartë saktësisht se si Dr Ling kontrolloi pajisjet nga vendndodhja e tij, vetëm se ai ishte në gjendje të përdorte internetin celular për t’i lëvizur ato pothuajse në kohë reale.

Dr Ling ishte duke punuar në qytetin e Sanya në ishullin e Hainanit, që ndodhet në bregun jugor të Kinës, pranë Vietnamit. Ndërkohë, Pekini është në veri. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori