LAJMI I FUNDIT:

Kinezët ofertë të pabesueshme për Sanchezin, por kiliani i refuzon milionat e tyre

Kinezët ofertë të pabesueshme për Sanchezin, por kiliani i refuzon milionat e tyre

Alexis Sanchez duket se ka vendosur të largohet përfundimisht nga skuadra angleze Arsenal.

Sulmuesi kilian është duke kaluar vitin e tij të fundit tek skuadra angleze dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.


Së fundmi Sanchez ka marrë një ofertë nga kampionati kinez, më saktësisht nga skuadra Hebei China Fortune.

Hebei i ka ofruar kontratë katër vjeçare Sanchezit ku do ta bënte ndër më të paguarit në botë.

Në rast se do të pranonte transferimin në kampionatin kinez, Sanchez do të kishte pagë vjetore prej 25 milionë eurove.

Sanchez duke festuar një gol ndaj Manchester Cityt

Por e përditshmja angleze ‘The Sun’, ka shkruar se kiliani e ka refuzuar këtë ofertë pasi dëshiron të luaj në nivele të larta.

28-vjeçari po dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt dhe kjo ka qenë arsyeja që refuzoi milionat e Kinës.

Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes Cityt dhe Arsenalit në janar, atëherë Sanchez ka vendosur t’i bashkohet Pep Guardiolës në klubin nga ‘Etihad’ në qershor si transferim i lirë pasi ka nënshkruar para kontratë me ta sipas mediave angleze.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori