LAJMI I FUNDIT:

Kinema “Jusuf Gërvalla” njofton për ngjarje të reja përgjatë muajit shkurt!

Kinema “Jusuf Gërvalla” njofton për ngjarje të reja përgjatë muajit shkurt!

Kinema Jusuf Gërvalla, është Kinemaja e vetme në qytetin e Pejës, dhe si e tillë përveçse ka funksionin e Kinemasë, shpeshherë adapton hapësirat e saja për forma të tjera të aktiviteteve kulturore, duke funksionuar kështu edhe si qendër multidisiplinare.

Historiku i shkurtë i Kinemasë: Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në të kaluarën e njohur si Kino Rad (Kinemaja e Punëtorëve – nga gjuha serbe) u ndërtua më 1955 me para të sindikatave të punëtorëve. Kinemaja “Jusuf Gërvalla” (ish Kino Radi) u ndërtua me qëllim që të ofroj një hapësirë kulturore në qytetin e Pejës, ndërsa përgjatë viteve 1955-1998 shërbeu si pikë qëndrore e aktiviteteve të përbashkëta kulturore për banorët e komunës së Pejës, ku përfshiheshin shfaqja e filmave më të rinj, diskutime publike rreth filmave të ndryshëm, koncertet muzikore, shfaqjet teatrale dhe programe për fëmijë, kështu duke u bërë një prej institucioneve kulturore më të frekuentuara asokohe. Në vitin 2016, Agjensioni Kosovar i Privatizimit (AKP) e vendos objektin dhe të gjitha asetet e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në listën e objekteve për privatizim. Nisja e kundërshtimit të këtij prcoesi nga Anibari si dhe bashkëpunimi me komunitetin lokal e me Rrjetin e Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë, nga ku ishin bashkuar më pas edhe 80 organizata jo qeveritare tjera gjithandej Kosovës, kishin bërë që ky proces të suspendohet. Në peticionin kundër privatizimit të kinemasë për një periudhë të shkurtër ishte arritur numri i mbi 6 mijë nënshkrimeve prej qytetarëve të Pejës.. Gatishmëria qytetare, përveç se e ka shpëtuar kinemanë nga privatizimi, ka bërë  që ky objekti të futet formalisht në listën e përkohëshme të objekteve të mbrojtura të trashëgëmisë kulturore. Sot kinemaja “Jusuf Gërvalla” është shndërruar në qendër socio-kulturore dhe ka programe aktive javore.

Në fillim të muajit shkurt, Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqi filmin “Liqeni im” me regji të Gjergj Xhuvanit, i cili film, njëkohësisht përbën filmin e fundit të regjisorit, në sheshxhirimin e të cilit, ai ndërroi jetë. Filmi i cili flet për trafikimin e drogës, paratë dhe fëmijët që lindin dhe rriten me një kod moral atipik ku të fitosh para për të të nxjerrë nga varfëria, me mjete të paligjshme, disi të bën burrë, u shfaq tre netë me rradhë në qytetin e Pejës.

Aktiviteti i ardhshëm do të jetë hapja e ekspozitës së fotografit nga Prizreni, Ferdi Limani ―Projekt Drini: Një udhëtim nëpër lumin më të gjatë të Kosovës.

Ferdi Limani: Lindur në vitin 1982 në Prizren, Kosovë.

Në fund të viteve ’90, kur vendlindja e tij ishte në mes të mizorive, Ferdi kuptoi rëndësinë e dokumentimit të historisë. Pas studimeve për gazetari filloi të punojë për gazetat e përditshme në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Puna e tij kulmoi kur u ngarkua nga Qeveria e Kosovës për të dokumentuar shpalljen e pavarësisë. Ai prodhoi punë për media të ndryshme franceze dhe ndërkombëtare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Përveç punës së tij të pavarur, ai është një kontribues i Getty Images.

Rreth ekspozitës: Lumi Drini i Bardhë, me një gjatësi prej 122 kilometrash në territorin e Kosovës, është trupi më i madh ujor në vend.

Pas burimit afër fshatit Radac të komunës së Pejës, Drini i Bardhë përshkon pothuajse gjithë gjatësinë e Rrafshit të Dukagjinit, duke grumbulluar me të gjithë lumenjtë e tjerë.

Si lum i palundrueshëm, Drini i Bardhë është një burim i rëndësishëm ujitës për fushat pjellore të rrafshit të Dukagjinit. Përdoret nga banorët e fshatrave përgjatë rrjedhës së saj për peshkim, ujitje dhe fatkeqësisht për nxjerrjen e rërës. Dhjetëra kompani ndërtimi të licencuara dhe gjithashtu të paligjshme nxjerrin vazhdimisht tonelata rërë dhe zhavorr nga shtrati i lumit dhe krijojnë një ndikim katastrofik në florën dhe faunën.

Çdo lum që derdhet në Drinin e Bardhë është i ndotur dhe si rrjedhojë, mund të thuhet se Drini i Bardhë është lumi më i ndotur në vend, pasi edhe fshatrat që ndodhen përgjatë rrjedhës së saj i derdhin ujërat e zeza dhe mbeturinat në të.

Duke dokumentuar të gjithë gjatësinë e lumit Drin, Projekti Drini synon të rrisë vetëdijen për ndotjen e ujit në Kosovë. Gjatë gjithë vitit 2022, fotografi dokumentar Ferdi Limani udhëtoi në këmbë dhe me kanoe për të fotografuar pjesët më të rëndësishme dhe më të ndotura të lumit 122 kilometra të gjatë në dy shtete.

Ekspozita do të hapet me datën 19 shkurt në ora 19:00 ndërsa do të qëndroj e hapur deri më 8 mars!

Ndërsa në javën pasuese, do filloj shfaqja e filmit, Toka brenda meje, me regji të Fisnik Maxville (Maxhuni).

“Toka brenda meje”, filmi Kosovar që hapi edicionin e fundit të PriFilm Fest, do të vij për herë të parë në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

Filmi tregon historinë Remos, një jetim që kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan pas disa vitesh mërgimi. Pas kthimit të tij, ai bashkohet me kushërirën e tij të adoptuar, Una, në zhvarrosjen e një varri masiv në të cilin gjenden trupat e anëtarët e familjes së tyre, viktima të luftës. Ndërsa trupat zbulohen, sekretet familjare të varrosura prej kohësh rishfaqen, duke e bërë Remon dhe Unën të vënë në dyshim të kaluarën e tyre dhe të përballen me pasiguritë e së ardhmes së tyre. “The Land Within” thellohet në kërkimin e së vërtetës në një vend që nuk ka njohur gjë tjetër veç mbijetesës.

Prodhuar nga Alva Film dhe Ikonë Studio, “The Land Within” bashkon një ekip shumëkombësh, duke shfaqur bashkëpunim të kineastëve nga Kosova dhe Zvicra. Filmi është një eksplorim prekës i familjes, identitetit dhe së vërtetës.

Filmi do të shfaqet në tre data, 22, 23 dhe 24 shkurt duke filluar nga ora 19:00!
Biletat mund ti gjeni në Kinema, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 17:00!

Ky aktivitet është krijuar dhe mirëmbajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e Kinemasë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Gjatësia e filmit: 120 Minuta
Regjia: Fisnik Maxville (Maxhuni)
Skenari: Fisnik Maxville (Maxhuni)
Producent: Valon Bajgora, Britta Ridenlaub, Amaury Ovise
Aktorët: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Irena Aliu, Era Balaj, Luan Jaha

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori