LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian xheloze për Miley Cyrus, e largon nga ndjekësit e Instagramit këngëtaren pas postimeve provokuese me të dashurit të saj Pete Davidson

Kim Kardashian xheloze për Miley Cyrus, e largon nga ndjekësit e Instagramit këngëtaren pas postimeve provokuese me të dashurit të saj Pete Davidson

Kim Kardashian në dukje e ka larguar këngëtaren Miley Cyrus nga lista e personave që ndjek në Instagram, pas edicionit special të emisionit Saturday Night Live ku Miley u shfaq në edicionin festiv krah të dashurit të Kimit, Pete Davidson.

Një faqe e fansave të këngëtares, e quajtur Miley Cyrus Edition, pretendon se Kim, 41 vjeçe, nuk e ndjek më Mileyn, 29 vjeçe.


Që nga e marta, këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është ende duke ndjekur Kimin në Instagram, shkruan DailyMail.

Përplasja e dukshme në rrjetet sociale vjen pasi Miley dhe Pete, 28, bashkë-organizuan një edicion special për Vitin e Ri në Miami të premten, në të cilin këngëtarja e kishte ngacmuar duke bërë një shaka për madhësinë e përfolur të penisit të komedianit Pete, i cili është pjesë e emisionti Saturday Night Live.

DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit e Kimit, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të disponueshëm për të dhënë komente në lidhje me këtë.

Miley e kishte promovuar edicionin special të emisionit Saturday Night Live për një muaj në Instagramin e saj dhe me shaka ajo shkroi në një nga postimet e saj një përshkrim, që lidhej me madhësinë e penisit të Pete-s.

Më pas Miley dhe Pete shkuan së bashku në rrugën promovuese, duke u shfaqur në emisionin e Jimmy Fallon muajin e kaluar për të folur për edicionin festiv të këtij emisioni. Këngëtarja kishte postuar një fotografi të tyre së bashku me mbishkrimin: “Unë dhe Pete Davidson”, shoqëryar me dy emoji në formë zemre.

DailyMail zbuloi ekskluzivisht dje se Kim dhe Pete tani janë duke pushuar në Bahamas, pasi u panë duke hipur në një aeroplan privat dhe duke u nisur për një pushim romantik.

Ndërkohë, Miley ishte në titujt e lajmeve rozë vetëm disa ditë më parë, teksa pozoi me një sërë veshjesh provokuese për festën e Vitit të Ri.

Pete përndryshe është i njohur për lidhjen me shumë femra të famshme, duke përfshirë: Kate Beckinsale, yllin e serialit “Bridgerton”, Phoebe Dynevor dhe këngëtaren Ariana Grande. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori