Kim Kardashian vë në pah linjat trupore përmes brendit të një stilisteje me ngjyrë

Teksa fushata “Black Lives Matter” po vazhdon në mbarë botë, Kim Kardashian po mundohet të përdorë platformën e saj për të ndryshuar pikëpamjen e njerëzve.
E veshur me ngjyrë rozë, ylli i "Keeping Up With The Kardashians" ka promovuar linjën e një vajze me ngjyrë, të cilën ajo pëlqen shumë, shkruan Daily Mail.
39-vjeçarja ka shkruar në përshkrim, duke inkurajuar fansat që të hedhin një sy në fustanin e veshur, teksa zbulon se kjo linjë vjen nga një stiliste mjaft e talentuar.
Duke pozuar në një kolltuk të madh, Kim ka vënë në pah linjat trupore përmes veshjes së quajtur “Zenith”.
Ngjyrës së veshjes ajo i ka përshtatur edhe aksesorët, pasi ka vendosur një palë vathë që merrnin vëmendje.
Kim ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minnesota. /Telegrafi/













































