LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian nxjerr në pah fizikun tërheqës nga pushimet romantike ndërsa i dhuron puthje të dashurit Pete Davidson

Kim Kardashian nxjerr në pah fizikun tërheqës nga pushimet romantike ndërsa i dhuron puthje të dashurit Pete Davidson

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj Pete Davidson u pushtuan nga pasioni në fotot nga një udhëtim në plazh tropikal që ajo postoi të hënën (13 qershor) në Instagram.

Ylli 41-vjeçar dhe i dashuri i saj 28-vjeçar humorist treguan pasionin që kanë për njëri-tjetrin duke ndarë një puthje në plazh.


Kim vuri në pah figurën e saj të pabesueshme me bikini të vogla me ngjyrë të zezë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Çifti qëndruan në ujë deri në gjunjë ndërsa u fotografuan për puthjen delikate, me secilin nga një dorë në të pasmet e tjetrit.

Në postimin e saj shoqërues në InstaStory, Kim ndau disa video të shkurtra të saj duke shkelur me delikatesë në ujë, ku dukej se Pete e filmonte atë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Ai e kaloi testin e të dashurit për realizmin e postimeve”, tha Kim me shaka në mbishkrimin e saj të videos.

Ndërsa:, “plazh për 2”, shtoi ajo në mbishkrimin e postimit të saj kryesor në llogarinë e Instagramit.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Përveç kostumit të saj dy-pjesësh të zbuluar, Kim kishte gjithashtu një palë syze dielli të zeza me platformë.

Ajo dhe Pete shijuan ujin e pastër blu në fotot e tjera që i shfaqnin duke hipur në një varkë të bardhë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Themeluesja e “Skims” dukej engjëllore teksa u kthye nga pozicioni i saj përpara në mënyrë që i dashuri i saj të mund të shkrepte një foto.

Në anë tjetër shihej Pete i veshur me këmishën e tij të zezë me mëngë të shkurtra me kopsa të zbërthyera.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Edhe pse padyshim që ajo dhe Pete po kalonin një kohë të mrekullueshme në plazh, Kim nuk u mërzit të iu tregonte 318 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ku po pushonin.

Kim Kardashian duket sensuale teksa pozon me të brendshme nga dhoma e gjumit për të promovuar koleksionin e ri të “Skims”
Lexo po ashtu Kim Kardashian duket sensuale teksa pozon me të brendshme nga dhoma e gjumit për të promovuar koleksionin e ri të “Skims”

Zogjtë e dashurisë janë bashkë që nga nëntori, dhe ata u takuan një muaj më parë kur ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në “Saturday Night Live”.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Shfaqja e tetorit përfshinte një skeç që parodizonte Aladdinin e Disneyt, në të cilin të dy ndanë puthjen e tyre të parë.

Romanca e Kim-it fillimisht mezi u shfaq në sezonin e parë të “The Kardashians”, ndërsa deri më tani ai ende nuk është paraqitur në shfaqje. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori