Kim Kardashian rrëmbeu vëmendjen e publikut këtë javë për vjedhjen e tmerrshme që iu bë në apartamentin e saj në Paris, vlerë e cila kap shumën 8.5 milion dollarë.

Por mediat e huaja bëjnë të ditur se kjo ngjarje ka ndikuar shumë në gjendjen ekonomike të Kim, e cila është dobësuar shumë, pasi tronditja e ka lënë anash edhe nga angazhimet e saj të fundit.


Një shfaqje e saj është anuluar dhe ajo nuk është përditësuar në rrjetet sociale, nga ku edhe i vijnë fitimet më të mëdha.

Janë pikërisht SnapChat dhe Instagram të cilat ishin shndërruar në 'biznese' të 35 vjeçares, por mos kyçja e vazhdueshme në to, i ka kushtuar dëme të mëdha ekonomike.

Ekspertët kanë fiksuar humbjen e fitimeve të saj për një muaj, dhe nga rezultatet e nxjerra, doli se humbja shkonte në një milion dollar vetëm gjatë këtij muaji.

Duke folur për revistën "People", këshilltari financiar Samuel Red shpjegoi se çdo postim i saj,  i vetëm në media sociale arrinë vlerën 20 mijë dollarë, nga kontrata e saj për postimet e sponzorizuara.

Por, nëse vazhdon siç duhet Kim do të rimëkëmbet shumë shpejt, dhe në pak muaj mund të nxjerrë fitimet e humbura të muajit të kaluar.

"Unë besoj se Kim do të rimëkëmbet shumë shpejt, dhe postimi i parë i saj në mediat sociale do të arrijë shumën e mijëra dollarëve, dhe po vazhdoi me këtë tempo, atëherë në pak muaj ajo do ta marrë veten dhe të nxjerr fitimet nga marka e saj", u shpreh ai. /Telegrafi/