LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian komentohet për një ngjashmëri të madhe me gruan e ish-partnerit të saj, Reggie Bush

Kim Kardashian komentohet për një ngjashmëri të madhe me gruan e ish-partnerit të saj, Reggie Bush

Fansat kanë vënë re se partnerja e Reggie Bush, Lilit, duket identike me ish-in e tij, Kim Kardashian, në bazë të disa fotografive të reja.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është takuar me futbollistin midis 2007 dhe 2010.


Por në vitin 2014, Reggie, 37-vjeçar, u martua me balerinën armene, Lilit, 34-vjeçare dhe çifti kanë tre fëmijë.

Foto: Screenshot/Instagram

Fansat u tronditën së fundmi kur fotot e rralla të shpërndara nga bukuroshja me flokë të zeza dukeshin identike me Kim Kardashian, 41 vjeçare.

“Kjo është gruaja e Reggie Bush (ish i dashuri i Kim Kardashian), njerëzit thonë se ajo është një klon i Kim Kardashian”, shkroi njëri krahas një fotoje të nënës së tre fëmijëve.

Vuan nga psoriaza - duart e Kim Kardashian tronditin fansat të cilët më në fund panë se si duken
Lexo po ashtu Vuan nga psoriaza - duart e Kim Kardashian tronditin fansat të cilët më në fund panë se si duken

Në imazh, Lilit qëndronte në oborrin e shtëpisë, e veshur me një kostum të ngushtë ngjyrë kafe me mëngë të gjata, ndërsa mbante një pistoletë masive të kuqe.

Për aksesorët, gruaja e Reggiet kishte një palë vathë të thjeshtë prej ari dhe i kishte të lëshuar flokët kaçurrele.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një imazh të dytë, Lilit u ul në verandën e përparme me dy djemtë e saj.

Një e tretë vuri në dukje: “Nuk mund të gënjej. Kur e pashë për herë të parë kur ata filluan të takoheshin, ajo dukej si Kim dhe ndoshta kjo ishte ajo që i pëlqente tek ajo, por ajo nuk i ngjan asaj këto ditë”.

View this post on Instagram

A post shared by Lilit Bush (@lilitslife)

Lilit Avagyan është me profesion një balerinë, koreografe dhe mësuese vallëzimi.

Reggie Bush në anën tjetër luajti për Miami Dolphins, Detroit Lions, Buffalo Bills dhe San Francisco 49ers. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori