Ndërsa po vazhdojnë postimet e Kanye West në Instagram, marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson po bëhet më e fortë.

Themeluesi i Skims, 41 vjeç, dhe ylli i "Saturday Night Live", 28 vjeç, u panë duke ndarë një puthje të ëmbël ndërsa dilnin për darkë në qytetin e New York të dielën (14 shkurt).


Kjo është hera e parë që çifti është fotografuar publikisht duke ndarë një puthje intime që kur ata filluan të takoheshin në tetor 2021.

pete davidson kim kardashian first kiss965 Foto: Splashnews

Çifti më i ri i Hollywoodit doli nga makina e tyre të kapur për dore, ndërsa në anën tjetër Kanye West ka postuar imazhin e dyshjes në llogarinë e tij në Insatagram pikërisht për Shën Valentin.

pete davidson kim kardashian first kiss980 Foto: Splashnews

I penduar me veprim e bërë, “Ye” më pas ka fshirë të gjitha postimet, duke lënë vetëm paralajmërimin e albumit të tij “Donada 2” dhe një tjetër të Kim dhe fëmijëve të tyre ku ai i lutet Zotit që familja e tyre të bashkohet përsëri.

pete davidson kim kardashian first kiss972 Foto: Splashnews

Ndërkohë, Davidson e quajti Kardashian "të dashurën" e tij për herë të parë në një intervistë që dha në fillim të këtij muaji, duke konfirmuar kështu marrëdhënien e tyre mjaft të përfolur. /Telegrafi/

Screenshot 2 54 Foto: Instagram