Real Madrid ndau një imazh të Kim Kardashian me Florentino Perez gjatë vizitës së tyre në Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes së EA Sports LaLiga, ku skuadra përfundoi duke fituar 3-0 kundër Real Valladolid.

“Kim Kardashian, në Bernabeu”, ka postuar Real Madridi në llogarinë në Instagram, duke ndarë imazhin me më shumë se 166 milionë ndjekësit e tij në atë rrjet social.


"Kim Kardashian ndoqi ndeshjen e La Ligës midis Real Madrid dhe Real Valladolid në Santiago Bernabeu. Pas ndeshjes, biznesmenja dhe influencuesja amerikane pozoi për një foto me presidentin Florentino Perez", postoi Real Madrid tutje.

Më shumë se 361 milionë njerëz e kanë parë selfie-n e Kim Kardashian me Florentino Perez

Biznesmenja dhe modelja Kim Kardashian, një nga personat më të ndjekur në botë në rrjetet sociale me më shumë se 361 milionë ndjekës vetëm në Instagram, ka postuar edhe disa imazhe në InstaStory me presidentin e Real Madridit.

Screenshot 15 21 Foto: Screenshot/Instagram

Çfarë po bënte Kim Kardashian në Santiago Bernabeu?

Ylli i famshëm vizitoi stadiumin Santiago Bernabeu për të sjellë djalin e saj, Saint West, në fushë për Real Madridin në prag të ndeshjes kundër Valladolidit.

Djali i Kim Kardashian dhe reperit Kanye West doli në fushën e Bernabeu i shoqëruar nga idhulli i tij, Vinicius. /Telegrafi/

Screenshot 16 22 Foto: Screenshot/Instagram

Screenshot 17 26 Foto: Screenshot/Instagram

Screenshot 18 24 Foto: Screenshot/Instagram