LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un kërcënon: Do të shkatërrojmë Uashingtonin dhe Seulin me bomba bërthamore

Kim Jong-Un kërcënon: Do të shkatërrojmë Uashingtonin dhe Seulin me bomba bërthamore

Koreja e Veriut ka kërcënuar sot “me veprim parandalues me armë bërthamore”, kundër Koresë se Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, nëse këto dy vende kryejnë gjatë të hënës ushtrimet e përbashkëta ushtarake.

Koreja e Veriut, dy ditë më parë nuk i ka cilësuar sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si të “padrejta, të paligjshme dhe të pamoralshme”, duke kërcënuar se do të vazhdojë të forcojë arsenalin e saj bërthamor, transmeton Telegrafi.


“Forcimi i arsenalit tonë bërthamorë është një mënyrë legjitime për të shprehur të drejtën tonë për vetëmbrojtje, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen derisa të ekzistojë politika armiqësore e Amerikës”, ka bërë të ditur ministria e jashtme të Koresë Veriore.

Më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka urdhëruar që arsenali bërthamore i vendit të tij të jetë në gjendje gatishmërie, në mënyrë që të jetë i gatshëm për përdorim në çdo kohë. /Telegrafi/