LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili thotë se pati kuorum për të filluar seanca: Por shumica po kalkulon sa deputetë i ka në sallë, pa opozitën

Kica-Xhelili thotë se pati kuorum për të filluar seanca: Por shumica po kalkulon sa deputetë i ka në sallë, pa opozitën

Edhe pas pauzës mbi dy orëshe, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të mbajë seancën plenare të mërkurën – e cila ishte paraparë të fillojë në orën 10:00. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se seanca shtyhet për një ditë tjetër pasi nuk ka kuorum.

Por, kjo nuk është e vërtetë sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.


Sërish pa kuorum, seanca e Kuvendit shtyhet për një ditë tjetër
Lexo po ashtu Sërish pa kuorum, seanca e Kuvendit shtyhet për një ditë tjetër

Në një reagim të bërë në Facebook, ajo tha se në sallë ishin 90 deputetë, ndërsa përmendi Rregulloren e Kuvendit sipas së cilës seanca fillon kur ka kuorum – pra kur janë 61 deputetë të pranishëm në sallë.

“Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend. Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur janë 61”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Megjithatë sipas saj, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, pa opozitën.

“Pra, ne kot shkojmë aty. Rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, ka përfunduar deputetja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori