Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo numëron mbi 700 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ndërsa nuk mungon herë pas herë me njoftime e fotografi atraktive.


Ajo kësaj radhe ka shpërndarë një video, me anë të të cilës ka vënë në pah linjat trupore.

Screenshot 7 24 Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 u shfaq me një kostum dypjesësh shumëngjyrësh dhe një palë sytjena blu.

Dukjen e ka kompletuar me një palë sandale blu si dhe një kapelë verore.

Screenshot 8 25 Foto: Screenshot/Instagram

Kiara ndryshe po komentohet mjaft shumë për lidhjen me Luiz Ejllin, me të cilën u njoh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata madje në natën finale (7 maj) kurorëzuan edhe dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/