LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i sqarohet lidhur me hapjen e rrugëve në veri

KFOR-i sqarohet lidhur me hapjen e rrugëve në veri

KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, për tri ditë radhazi kanë vepruar për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa, nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se në bashkëpunim me KFOR-in kanë mbyllur sot një rrugë ilegale në veri të vendit, por në të njëjtën hapësirë në lokacion tjetër është hapur një rrugë alternative për banorët e asaj zone.

Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka thënë se në atë zonë nuk ka rrugë alternative, porse ka rrugë ilegale të cilat shteti i Kosovës ka vendosur me i mbyllë.

“Midis dy shteteve nuk mund të ketë rrugë alternative pa marrëveshje të saktë mes dy vendeve. Krejt çka ka bërë Policia e Kosovës është se ka hap pengesa që rrugët që janë hapur ilegalisht të pamundësohen të shfrytëzohen për aktivitete ilegale… Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me gjithë akterët, përfshirë edhe KFOR-in… Ka qenë çështje teknike pse një pengesë ka qenë këtu dhe nuk është këtu”, ka thënë ai.

Sveçla: Kosova e gatshme të hapë një pikë të re kufitare në pjesën veriore por nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë
Lexo po ashtu Sveçla: Kosova e gatshme të hapë një pikë të re kufitare në pjesën veriore por nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë

Një zyrtar i KFOR-it ka konfirmuar për KosovaPress se në periudhën 26-28 prill në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë veprime për riparimin e ndërprerjes së dy rrugëve në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.

“KFOR-i mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë. Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës. Në periudhën 26-28 prill, KFOR-i – në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – ndërmori veprime për riparimin e ndërprerjes së dy rrugëve në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. Çdo masë sigurie që synon përmirësimin e policisë dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët vendas”, ka thënë zyrtari i KFOR-it.

Ai ka theksuar se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së (që rrjedh nga Rezolutat 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999) për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori