LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Kosova e gatshme të hapë një pikë të re kufitare në pjesën veriore por nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë

Sveçla: Kosova e gatshme të hapë një pikë të re kufitare në pjesën veriore por nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka folur gjithashtu edhe për rrugët ilegale në veri të Kosovës si dhe për pikat kufitare. 

Sveçla u shpreh se me iniciativën e institucioneve të Kosovës janë të gatshëm që të hapin edhe një kalim të tretë kufitar atë të Izvorit.


Siç tha ai, Kosova është e gatshme që të diskutojnë me autoritetet e Serbisë bazuar në reciprocitet të bëjnë marrëveshje për kalimin e qytetarëve nëpër kufinj, ashtu sic tha ai janë në negociata me Republikën e Maqedonisë.

“Në atë zonë nuk ka rrugë alternative por rrugë ilegale, për të cilat shteti i Kosovës ka vendosur t’i mbyll. Midis dy shteteve nuk mund të ketë rrugë alternative pa marrëveshjeve mes dy vendeve.  Krejt çka ka bërë Policia e Kosovës, ka hap pengesat që rrugët që janë ilegalisht të pamundësohen që të shfrytëzohen për aktivitet ilegale. Jam i njoftuar se ka ankesa të banorëve , të cilat në bashkëpunim me KFOR-in dhe me disa ministri jemi duke i adresuar. Ka raste kur një rrugë kalon në territor të Serbisë dhe shfrytëzohet në lokacione në Republikën e Kosovës. Kemi dy kalime kufitare zyrtare Bërnjak dhe Jarinje kemi dhe iniciativën e  institucioneve tona që të hapim të tretën, rruga e Izvorit. Nuk ka gatishmëri nga Serbia që kjo të realizohet. Kjo është edhe një dëshmi se institucionet e Kosovës më shumë brengosen për kalimin ilegal të njerëzve nëpër kufirin midis dy shteteve se sa që ne të ju shërbejmë komuniteteve atje. Jam i gatshëm bashkë me policinë që të hapim sado pika kufitare që të jetë e nevojshme për t’iu shërbyer qytetarëve atje, por kjo duhet bëhet në suazë të ligjit, me marrëveshje mes dy vendeve, s’mund të lejohet shfrytëzimi ilegal i atyre rrugëve. As ju e as unë s’mund të shkojmë ilegalisht në Maqedoni, as në Serbi e Shqipëri, ka rregulla, ka vendkalime zyrtare që mund t’i shfrytëzojmë. Tash bashk me ekipin jemi në negociata me Republikën e Maqedonisë për të rregulluar kalimin e qytetarëve tanë në kalimin e Hanit të Elezit. Jemi të gatshëm të diskutojmë dhe me autoritetet e Serbisë së në mënyrë legale bazuar në reciprocitet të bëjmë marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, e kritikoi operacionin në veri për mbylljen e rrugëve alternative, e sidomos për vendosjen e barrierave duke hapur gropa, me arsyetimin se ato janë rrugë që lidhin fshatrat dhe kështu po pengohet lëvizja e banorëve. Ai u ankua se operacioni u krye pa koordinim me policinë dhe pushtetin lokal.

Simiq tha se është gabim edhe qasja e politikës karshi veriut.

Por, ministri mohoi se po kriminalizon veriun, por konfirmoi se atje ka vetëm operacione kundër krimit.

“Nuk e di sa janë rrugë ilegale. Nëse janë 70 rrugë, edhe 70 kemi me i mbyll. S’ka rrugë ilegale. Ka kalime zyrtare të kufirit. Jemi të gatshëm të shtojmë numrin, ai që do të shkojë për dializë ta ketë mundësinë të zgjedhë. Ju i përmendët dhe shërbimet lokale. Nuk ka këtu asnjë çështje për diskutim. Askush s’po e kriminalizon veriun, nuk ka ankesa nga qytetarët që në atë zonë policia po sillet në mënyrë diskriminuese, as nuk kemi thënë se filani apo fisteku është fajtor për sulmet që kanë ndodhur. E dimë kush po e sjell atë klimë të sulmeve dhe është presidenti serb i cili ka thënë kur ne kemi bllokuar rrugën për shkak të kontrabandimit, ka thënë se do të kontrabandojmë mallra ndryshe. Pra, drejtpërdrejt e ka mbështetur kontrabandën dhe kjo mbështetje tregon klimë të tillë për sulme”, tha Sveçla.

Ai po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të dihet se kush e ka sulmuar policinë.

“Se kush e ka sulmuar policinë, shumë shpejt do të zbulohet. Do të ketë rezultate, si edhe në të kaluarën. Policia e ka gjithë mbështetjen jo veç politike por edhe logjistike e profesionale siç e kanë edhe të shumë aleatëve tanë që këto raste të zbardhen. Nuk do ta akuzojmë asnkën paushall. Përgjegjësit patjetër që do t’i sjellim para drejtësisë, për këtë ne s’kemi përvojë të mirë. Ka pasur dhjetëra sulme që kanë ndodhur më herët në atë zonë dhe askush nuk është përgjigjur. Është vrarë Enver Zymberi, është vrarë zyrtari i EULEX-it, janë sulmuar institucionet, janë djegur pika kufitare, janë djegur qendra të regjistrimit civil, ka pas shumë shkelje të ligjit që nuk janë zbuluar. Kësi lloj imuniteti ndaj ligjit s’do të ketë më. Kushdo që është i përfshirë në aktivitete kriminale, secili që shkel ligjin ne do të angazhohemi maksimalisht që ta vendosim para drejtësisë, pa diskriminim, pa kurrfarë dyshimi dhe asnjë anashkalimi. Askush s’është mbi ligjin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori