LAJMI I FUNDIT:

KF Ferizaj bëhet me pronarë të rinj

KF Ferizaj bëhet me pronarë të rinj

Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare sipas tyre do të marrin fund. Në krye të Ferizajt kanë ardhur investitorë anglez dhe biznesmenë vendor.

Deputeti Ilmi Reçica tha se kjo ngjarje është historike për të dhe për të gjithë Ferizajn dhe premtoi se kushdo që të jetë në Bord të klubit do ta ketë ndihmën e madhe të tij dhe do të jenë së bashku drejt qëllimeve të klubit.


“Në rrethana shumë të rënda, në rrethana kur na ka munguar shumëçka, jo vetëm mundësia për të luajtur futboll, por na ka munguar liria, lëvizja e lirë, na ka munguar liria e të shprehurit, dhe ju e keni mbajtur gjallë këtë sport dhe dua t’iu falënderoj  secilin veç e veç, ju që jeni këtu dhe ju që përfaqësoni ata që janë shumë më të shumtë në këtë sallë. Dua të them se na keni motivuar që  gjatë rrugëtimit  tonë të gjejmë kondicion jo vetëm fizik por edhe mendor edhe atdhetar, për t’i lëvizur proceset përpara. Nuk do të ishte ky grup ashtu siç është pa simpatizantët, pa ‘Ujqit’ tanë, të cilët në rrethana kur nuk kemi qëndruar aq mirë, në rrethana që me të vërtetë kemi qenë para situatave që të zmbrapsemi ata na kanë dhënë zemër edhe lojtarëve edhe të gjithë neve”, tha Reçica.

Ndërkaq edhe kryetari i komunës  të Ferizajit Agim Aliu tha se që nga sot fillon një epokë e re për klubin e futbollit të kësaj komune, por jo vetëm për këtë klub por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.

“Sigurisht që ky përkushtim, ky investim i ardhjes së legjendës së futbollit, Brian Dean me miqtë tanë edhe të tij, tregon më së miri se ata kanë besim në Kosovën, ata kanë besim tek futbollistët tonë, ata kanë besim edhe në çështjet e investimeve  strategjike në Republikën e Kosovës. Por më lejoni si kryetar i Komunës në këtë ditë  të veçantë për Ferizajn dhe në këtë ditë historike për klubin e futbollit të Ferizaj të shprehi të gjithë ato falënderime për të gjithë ato gjenerata që derdhen djersën dhe mundin për klubin e Ferizajt… Sot po e hapim një perspektivë të re, po mendojmë, po veprojmë dhe po punojmë për të krijuar të ardhme të futbolldashësve, të nxënësve, të të rinjve tanë në Ferizaj dhe në të gjithë Republikën e Kosovë. Projekti  që është i përbashkët mes bashkë investitorëve anglezë dhe ferizajas është një projekt i së ardhmes jo vetëm për Ferizajin por është një projekt i së ardhmes edhe për vet Republikën e Kosovës”, tha Aliu.

Dita vendimtare për privatizimin e klubit të futbollit Ferizaj
Lexo po ashtu Dita vendimtare për privatizimin e klubit të futbollit Ferizaj

Legjenda e futbollit anglez, Brian Dean i cili do të zotërojë edhe 50 për qind të aksioneve të klubit , u shpreh tejet i lumtur me faktin se është në gjendje t’i  ndihmojë në radhë të parë futbollit të Kosovës e më pas edhe futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e klubit të Ferizajt.

“Së pari dua t’iu falënderoj se çdoherë që vij në Kosovë jam i mirëpritur.  Ju e dini që jeta ime është futbolli. Kam qenë i përfshirë në ndeshje profesionale për rreth 13 vjet. Është pasioni im.  Arsyeja se pse jam këtu është të punoj fort me investitorët,  me u sigurua që klubi i futbollit Ferizaj ka një etikë të fuqishme profesionale, kjo do të thotë unë di rreth menaxhimit të lojtarëve. Është e rëndësishme sepse komuniteti është i lumtur me ne. Kudo që kam qenë kjo është gjëja e vetme që kam kërkuar, energjia pozitive e komunitetit. Sot jam këtu të sigurohem se Ferizaj ka një infrastrukturë të mirë, të cilën e meritojnë të rinjtë dhe skuadra e parë. Tjetër arsye se pse jam këtu është edhe kjo, sa herë që rikthehem në shtëpi, iu tregoj njerëzve se sa e mirë është Kosova për t’u vizituar dhe çdo herë që ritakohem me shokë, dëshirojnë që të vijnë prapë këtu”, tha ndër tjerash ai. Ky privatizim pritet t’u hapë rrugë shumë futbollistëve, e sidomos atyre që janë pjesë e klubit të Ferizajt. Te ekipi menjëherë ka nisur puna dhe klubi ka filluar kontaktet me disa yje të Superligës së Kosovës./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori