Këto njëzet arsye tregojnë që ajo është shoqja jote më e mirë dhe gjithmonë do të jetë
Të kesh një shoqe të mirë, është si të gjesh shpirtin binjak - e rrallë, e çmuar dhe përmirësuese e jetës.
Nganjëherë është si dashuri në shikim të parë, sepse të gjithë janë të zakonshëm, por një shoqe e vetme është e tëra që të nevojitet.
Ndërsa, këto 20 fakte, e tregojnë nëse vërtetë e keni gjetur, transmeton Telegrafi.
1. Ju i tregoni njëra-tjetrës të njëjtin tregim për afro pesëdhjetë herë
E, gjithmonë ju duket interesant.
2. Të ka parë kur ke qenë më së keqi
Dhe ende të do.
3. Familja saj është edhe e jotja
Ju flisni hapur me prindërit e saj dhe shoqëroni me motrat e vëllezërit e shoqes, e madje ia njihni shumë mirë edhe dajat e tezet.
4. Koha nuk është me rëndësi
E kaloni kohën me nervozë duke e pritur dhe betoheni në heshtje, se nuk do t’i flisni më kurrë, por tashmë jeni mësuar me vonesën e saj dhe sapo ajo vjen, gjithçka harrohet.
5. Nuk ia vëni veshin gjërave të vogla
Harroni ta thërrisni për festa dhe nde nuk i keni blerë asgjë për ditëlindje, por për këto gjëra duhet të kujdesen tezet, apo jo?
6. Ajo ju ka dëgjuar që ankoheni për të njëjtin njeri për mijëra herë
Por, ju ende vazhdoni të ankoheni.
7. Heshtja është flori
Ju mund të flisni deri sa të zbardhë dita, por edhe sikur të qëndroni pa thënë asnjë fjalë, shoqja juaj nuk e ka problem.
8. Ajo ju blenë gjithmonë gjërat e juaj të preferuara
Familjarët dhe i dashuri, asnjëherë nuk iu kanë kënaqur me dhuratat e tyre, sikur ajo që ka sjellë shoqja e ngushtë.
9. Nganjëherë mendoni se keni qenë motra në jetën e kaluar
Jo se besoni në këso budallaqe, por se gjithçka shkon mirë në mes juve.
10. Ajo bën që gjithçka të jetë e këndshme
Prej pazarit në dyqan, deri tek vizita në supermarket, të gjitha tregimet që ajo i thotë, ty të tingëllojnë mirë.
11. Ajo ju ka gjetur edhe miq të tjerë të mirë
Njerëzit që e respektojnë atë, medoemos të respektojnë edhe ty, duke bërë që të jeni miq të mirë.
12. Lumturia e saj është edhe e jotja
Ju gëzoheni kur një shoqe diplomon apo martohet, por prapë e keni një dozë xhelozie. E, kjo nuk ndodhë me shoqen e ngushtë.
13. Ajo di gjëra për ty, që do të të fusnin në burg
Apo, së paku të të pushojnë nga puna.
14. Ju jeni njeri më i mirë kur jeni me të
E shoqërueshme, e lumtur dhe me më shumë vetëbesim – të gjitha falë pranisë së shoqes së ngushtë.
15. Të ka qëndruar afër në kohërat më të vështira
Është lehtë kur gjithçka shkon mirë. Ajo të ka qëndruar afër, kur ke qenë e sëmurë, e lodhur apo e palumtur.
16. Nuk duhet të ndryshoni
Mjafton të jeni vetja, sepse ajo tashmë ju njeh.
17. Ajo gjithmonë të tregon të vërtetën
Shoqet mund të mos tregojnë apo të mahiten. Por, ajo gjithmonë të tregon kur je duke e tepruar, apo se “nuk po të bëjnë këto rrobe”.
18. Pajtoheni se jeni ndryshe
Mund të punoni në profesione të ndryshme dhe të keni dëshira krejt të kundërta, por prap nuk ju pengojnë dallimet.
19. Gëzoheni sa herë që e shihni
Sa herë që e shihni, ju përjetoni një ngazëllim të brendshëm, por jo gjithherë e shprehni.
20. Nuk mund të paramendoni jetën pa të
Më nuk ju kujtohet se si ka qenë pa të, por e paramendoni vetën së bashku me shoqen, njëjtë si ato dy plakat e rrudhura në park. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMami! Po më dhemb koka!
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Si të kombinojmë ngjyrat
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj