LAJMI I FUNDIT:

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Belgjika i është bashkuar listës së vendeve që kanë lëshuar së fundmi urdhra për ndalimin e përdorimit të TikTok në pajisjet e lëshuara nga qeveria, pasi shqetësimet rriten mbi privatësinë dhe sigurinë e aplikacionit.

Aplikacioni për ndarjen e videove në pronësi kineze do të ndalohet përkohësisht nga pajisjet në pronësi ose të paguara nga qeveria federale e Belgjikës për të paktën gjashtë muaj, sipas një postimi në faqen e internetit të kryeministrit të Belgjikës, përcjell Telegrafi.


Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Kanadaja gjithashtu kanë lëshuar kohët e fundit urdhra që ndalojnë përdorimin e TikTok-ut.

Kjo pasi që ekspertët kanë frikë se informacioni i ndjeshëm mund të ekspozohet kur aplikacioni shkarkohet, veçanërisht në pajisjet qeveritare.

Ndalimi i TikTok: Ministri i Mbretërisë së Bashkuar i kërkon Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të shqyrtojë sigurinë e aplikacionit
Lexo po ashtu Ndalimi i TikTok: Ministri i Mbretërisë së Bashkuar i kërkon Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të shqyrtojë sigurinë e aplikacionit

Platforma e ndarjes së videove, e cila është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, ka pohuar prej kohësh se nuk i ndan të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze dhe se drejtohet në mënyrë të pavarur.

TikTok kundërshton akuzat se mbledh më shumë të dhëna të përdoruesve sesa kompanitë e tjera të mediave sociale dhe i ka quajtur ndalimet “dezinformata bazë”, duke thënë se këto ishin vendosur pa “diskutim apo prova”.

Sidoqoftë, shumë vende mbeten të kujdesshme në lidhje me platformën dhe lidhjet e saj me Kinën.

Përveç Belgjikës, ndër vendet dhe rajonet që kanë zbatuar tashmë ndalime të pjesshme ose totale të aplikacionit janë edhe Danimarka, SHBA, Kanadaja, India, Tajvani, Pakistani, si dhe Afganistani ndërkohë disa vende tanimë kanë filluar “procedurat për shqyrtimin e një vendimi të tillë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori