Vendet e vogla pranë Ukrainës shpenzuan më shumë për të mbështetur vendin e shkatërruar nga lufta në krahasim me Bruto Prodhimin Vendor të tyre në muajin e parë të agresionit të Rusisë sesa SHBA, Britania e Madhe apo ekonomitë më të mëdha të BE-së, sugjerojnë të dhënat e reja.
Sipas “Ukraina Support Tracker” nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, i cili liston dhe vlerëson premtimet e ndihmës ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, Uashingtoni i dha Kievit ekuivalentin prej 7.6 miliardë euro në katër javët pas fillimit të agresionit rus më 24 shkurt, përcjell Telegrafi.
Ky është deri tani kontributi më i madh me Poloninë që vjen e dyta me një “zarf” prej pak më pak se 1 miliard euro e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.
Shtetet anëtare të BE-së kontribuan së bashku me 2.9 miliardë, me 1.4 miliard shtesë që vijnë nga institucionet e BE-së dhe 2 miliardë nga Banka Evropiane e Investimeve.
“Është e jashtëzakonshme që vetëm SHBA-ja po jep shumë më shumë se e gjithë BE-ja, në fqinjësinë e afërt të së cilës po shpërthen lufta”, tha në një deklaratë Christoph Trebesch, drejtor kërkimi në Institutin Kiel dhe autori kryesor i Tracker-it të tij.
Megjithatë, Tracker tregon gjithashtu se kur krahasohet ndihma e dhënë për ekonominë e vendit donator, SHBA zbret nga vendi i parë në vendin e 6-të me Estoninë e vogël që rezulton e fuqishme.
Kontributi i Talinit në javët e para të luftës mendohet të ketë arritur rreth 0.8% të prodhimit të tij ekonomik. Shteti i vogël baltik me 1.3 milionë banorë kishte një GDP prej rreth 30.65 miliardë dollarë në vitin 2020 sipas Bankës Botërore.
“Afërsia gjeografike me Ukrainën duket se luan një rol të madh në angazhimin e vendeve të Evropës Lindore”, tha Trebesch.
“Tracker” ka kufizime, pranoi autori i tij kryesor, duke vënë në dukje për shembull se nuk mund “të ofrojë pamjen e plotë sepse ndihma ushtarake për Ukrainën, në veçanti, nuk është gjithmonë transparente”.
Ai gjithashtu nuk përfshin lloje të tjera të mbështetjes duke përfshirë koston e ndihmës së refugjatëve.
Më shumë se 4.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë, sipas OKB-së.
Vendet fqinje kanë mirëpritur pjesën më të madhe të tyre me Poloninë që tani pret 2.8 milionë refugjatë ndërsa Rumania, Hungaria dhe Moldavia kanë 1.9 milion refugjatë brenda kufijve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania