Manchester City është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12.

‘Qytetarët’ janë skuadra më e suksesshme në kampionatin anglez sa i përket kundërsulmeve, pasi kanë shënuar plot 35 gola.


Në vend të dytë renditen skuadra e Arsene Wenger, Arsenali, që ka plot 10 gola më pak se City, duke shënuar nga kundërsulmet 25 herë.

Lista përmbyllet me skuadrën e Tottenham Hotspur në vendin e tretë dhe Liverpool në vendin e katërt.

‘Spurs’ kanë shënuar 20 herë nga kundërsulmet, për dallim nga ‘Reds’ që kanë shënuar vetëm në 16 raste. /Telegrafi/

Gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12:Manchester City     – 35 gola nga kundërsulmet Arsenal                      – 25 gola nga kundërsulmet Tottenham               – 20 gola nga kundërsulmet Liverpool                  – 16 gola nga kundërsulmet  

telegrafi sport app