LAJMI I FUNDIT:

Këto janë profilet e ministrave të AAK-së në Qeverinë Hoti

Këto janë profilet e ministrave të AAK-së në Qeverinë Hoti

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve është votuar Qeveria e re, e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas marrëveshjes së koalicionit që u arrit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet jo-serbe.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit të arritur, AAK-ja në Qeverinë Hoti do të udhëheqë me katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.


Në Qeverinë Hoti nga AAK-ja, zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahirin, ministre e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi dhe ministër i Arsimit, Ramë Lika.

Më poshtë gjeni profilet e zëvendësministrit dhe ministrave të AAK-së:

Besnik Tahiri – Zëvendësministër

Besnik Tahiri ka lindur më 1 korrik të vitit 1975. Tahiri ka studiuar në Universitetin e Birmingham. Në institucionet e Kosovës, ai ka pasur vazhdimisht disa pozita të larta. Besnik Tahiri ka qenë koordinator për Reforma Shtetërore në Qeverinë e kaluar, ndërsa ka qenë edhe këshilltar i lartë në Institutin kombëtar Demokratik, ka pasur pozitën e këshilltarit të lartë të kryeministrit në Qeverinë Haradinaj dhe ka qenë këshilltar politik në OSCE. Tahiri ka qenë zëdhënës i AAK-së dhe ka qenë kandidat për kryetar të Prishtinës. Është i martuar me Nora Luzha Tahiri dhe kanë tre fëmijë.

Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme

Meliza Haradinaj, ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci. Haradinaj u zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare. Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së. Meliza Haradinaj është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Selim Selimi ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, pastaj në Universitetin e Turinit në Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin “Duke”. Selimi është jurist, ndërkaq ka qenë këshilltarë i ish-presidentes, Atifete Jahjaga ndërsa, po ashtu ka koordinuar punën e Këshillit Kombëtar anti-korrupsion kryesuar nga Jahjaga.  Para se të bashkohej me ekipin e Jahjagës, Selimi ka punuar për OSCE, UNDP dhe departamentin Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Selimi në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt dhe është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Blerim Kuçi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Blerim Kuçi ka lindur më 03 prill 1963 në Suharekë. Ka qenë deputetë i Kuvendit të Kosovës në periudhën e gjashtë legjislative (03.08.2017 – 22.08.2019), kurse funksionet në Kuvendin e Kosovës kanë qenë komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, zëvendëskryetar i parë në komisionin për Buxhet dhe Financa.

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Ramë Lika ka lindur më 24 mars të vitit 1971. Lika është me prejardhje nga Deçani dhe aktualisht është profesor i Inxhinierisë Mekanike, në Universitetin e Prishtinës, aty ku edhe i ka përfunduar studimet. Është i vetmi nga ministrat e AAK-së nuk ka pozitë në strukturat e partisë.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori