LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pistat e hetimit, për atentatin kundër ndërtuesit

Këto janë pistat e hetimit, për atentatin kundër ndërtuesit

Ndërtuesi Lulëzim Kazani i ka shpëtuar një atentati gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20.30 minuta, pranë zonës të njohur si “Komuna e Parisit”.

Kazani ka qenë duke u kthyer për në shtëpinë e tij në rrugën “Medar Shtylla”, ku edhe u plagos.


Ai u shtrua në Spitalin Ushtarak, ku akoma ndodhet, raporton Panorama.

Sipas hetimeve të para, Kazani ka patur konflikte me disa miq e të afërm. Kjo sepse ai iu kishte marrë disa toka meqë kërkonte që të ndërtonte aty.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.