LAJMI I FUNDIT:

Këto janë ekipet të cilat do të përballen në ndeshjet e Play-Off –it në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo në Finlandë.

Këto janë ekipet të cilat do të përballen në ndeshjet e Play-Off –it në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo në Finlandë.
(Foto: HLTV)

Ka përfunduar faza e grupeve në turneun Elisa Masters Espoo, ku gjashtë skuadrat më të mira kanë siguruar fazën tjetër.

Pas shumë ndeshjeve interesante dhe plot me aksione fantastike, më në fund ka përfunduar faza e grupeve në turneun e CS:GO në Finlandë.


Në këtë turne ekipet po garojnë për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh.

Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles të cilët u eliminuan nga turneu pas katër humbjeve dhe një fitore.

Katër skuadra kanë siguruar çerekfinalen, ndërsa dy të tjera kanë kaluar direkt në gjysmëfinale.

Ekipet më të dalluara në fazën e grupeve ishin Sprout dhe fnatic me nga katër fitore, dhe kanë kaluar në gjysmëfinale.

(Foto: HLTV)

Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve të Play-Off –it në turneun Elisa Masters Espoo:

Ndeshjet çerekfinale (e premte, 18 nëntor)

15:30 BIG – 500
19:00 ENCE – Astralis

Ndeshjet gjysmëfinale (e shtunë, 19 nëntor)

15:30 Sprout – BIG/500
19:00 fnatic – ENCE/ Astralis