Sipas një ankete më të fundit të ManpowrGroup Employment të realizuar këtë muaj, kompanitë nga 39 në 43 vende të botës thanë se presin rritje të stafit, sidomos në Azi dhe Europën Lindore.
11 vendet në të cilët kompanitë po kërkojnë për të zgjeruar forcën punëtore:
1. Zelanda e Re, vendi renditet i pari në shumë klasifikime për sa i përket cilësisë së jetës dhe kohët e fundit po përballet me fenomenin e plakjes së popullsisë.
2. Guatemala, ekonomia e të cilit dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së. Kompanitë po shikojnë që të zgjerojnë me shpejtësi stafin drejtues në tremujorin e ardhshëm.
3. Bullgaria, vend i cili ka përjetuar një rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë tani po kërkojnë që të zgjerojnë forcën punëtore në disa sektorë, si shërbimet profesionale, por edhe në atë të minierave.
4. Hong Kong, mund të jetë një vend shumë të shtrenjtë për të jetuar por është qendër financiare për Azinë dhe shikohet si një portë për shërbimet financiare të Kinës.
5. Rumania, vendi po tërheq shumë kompani europiane të cilat po kërkojnë të zgjerohen pasi kostot e jetesës dhe pagat janë relativisht të ulëta krahasuar me vendet e tjera të BE-së, ndërsa cilësia e jetës është përmirësuar ndjeshëm.
6. Shtetet e Bashkuara. Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në Amerikë po kërkojnë që të punësojnë përsëri me shpejtësi.
7.Hungaria, është një ndër vendet me kostot më të ulët në Europë dhe gjithashtu është një vend ku tregu i punës është aktiv.
8.India është një ndër vendet në zhvillim me rritjen më të shpejtë në botë dhe po vazhdon të punësojë staf në mbarë botën në sektorë të ndryshëm, që nga shërbimet profesionale deri tek industria prodhuese.
9.Sllovenia Ndërkohë që punonjësit e Europës Perëndimore po punësojnë gjithnjë e më pak, në pjesën tjetër të rajonit, në Europën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha siç është teknologjia.
10.Japonia, vendi renditet ndër vendet që ka nivelet më të larta të punësimit tek bizneset, falë edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.
11.Tajvani, vendi aziatik po tërheq pafund emigrantët të cilët kërkojnë që të rriten në karrierën e tyre dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendrën e kontinentit për sa i përket teknologjisë dhe financës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë