Këtë vikend përfundon sezoni vjeshtor në hendboll

Nesër në program janë edhe dy takime të këtij rrethi të garave: Prishtina pret Dritën (16:30), ndërsa Zhegra pret Llapin (19:00).
Takimi i fundit zhvillohet të dielën kur Drenica do të jetë nikoqire e Vjosës (13:00). Më këto ndeshje përfundon stinori vjeshtor në të cilin kampioni tashmë është përcaktuar dhe ai është Kastrioti nga Ferizaj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/12/2011















































