LAJMI I FUNDIT:

Me këtë truk të lirë më asnjëherë nuk do të shihni buburreca në shtëpinë tuaj

Me këtë truk të lirë më asnjëherë nuk do të shihni buburreca në shtëpinë tuaj

Përmirësimi i motit dhe ngritja e temperaturave mund të sjellin problemet në shtëpi sepse ndikojnë në joshjen e buburrecave dhe insekteve tjera në shtëpinë tuaj.

Buburrecat dhe insektet kërkojnë ushqim dhe një vend të sigurt për të qëndruar. Për t’u mbrojtur nga ky fenomen, ju mund t’i telefononi shërbimet e ndryshme për mirëmbajtjen e shtëpisë, por ato shpeshherë dinë të jenë të shtrenjta dhe ndikojnë në buxhetin familjar, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, fatmirësisht ka mënyra të thjeshta deh efektive për t’i larguar vet buburrecat.

Fillimisht duhet ta keni parasysh se parandalimi është hapi i parë në menaxhimin e problemit të buburrecave. Pasi që ata kanë shqisë jashtëzakonisht të fortë të nuhatjes dhe u pëlqejnë gjërat e ëmbla, është e rëndësishme të mos i lini ushqimet kudo.

Buburrecat shumë lehtë e gjejnë mënyrën për t’i arritur ato. Duhet ta keni parasysh se edhe një kënaçe e hapur dhe boshe e një pije freskuese mund t’i joshë buburrecat.

Por, nëse faza e parandalimit ka kaluar dhe buburrecat veçse gjenden në shtëpinë tuaj?

Ilaçi shtëpiak me kanellë

Nëse ka ndodhur kjo, atëherë me ndihmën e kanellës ju mund t’i mbani buburrecat larg vendit ku kanella është vendosur, sepse aroma i saj i tremb insektet.

Përbërësit që nevojiten:

– ½ lugë çaji vaj esencial kanelle
– Toptha pambuku
– 1 gotë ujë
– Karafila kanelle (opsionale)

Instruksionet:

– Përziejeni ujin me vaj kanelle
– Zhyteni një topth në atë përzierje
– Pastroni me pambuk zonat ku gjenden buburrecat
– Përsëriteni këtë procedurë një herë në ditë derisa buburrecat të zhduken
– Ju gjithashtu mund të lini karafila kanelle afër dritareve dhe dyerve. /Telegrafi/