LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 10 yjet e rinj të Bundesligës që klubet e Ligës Premier kanë filluar t’i kërkojnë – në mesin e tyre edhe Milot Rashica

Këta janë 10 yjet e rinj të Bundesligës që klubet e Ligës Premier kanë filluar t’i kërkojnë – në mesin e tyre edhe Milot Rashica

Bundesliga e Gjermanisë i ka siguruar një numër të madhe dhe të pasur të talenteve të reja për klubet e Ligës Premier gjatë viteve të fundit.

Leroy Sane, Heung-min Son, Granit Xhaka dhe Pierre-Emile Hojbjerg kanë bërë kalimin nga Gjermania në Angli në një moshë të re.


Kohët e fundit janë disa lojtarët si Jadon Sanchos, Timo Werner, Joshua Kimmich dhe Julian Brandt, që shihet si grupi më i fundit i talenteve të Bundesligës.

Por, përderisa vëmendja i është kushtuar shpesh interpretuesve të shquar, Bundesliga është gjithashtu shtëpia e shumë të rinjsh që kanë rënë nën radar të klubeve angleze, pasi kanë potencial të lulëzojnë.

Këtu janë disa talentë më pak të njohur të Bundesligës që mund të bëjnë kalimin në Ligën Premier gjatë verës.

Maximilian Eggestein (Werder Bremen)

Torsten Frings dhe Mesut Ozil kanë dal nga Weserstadion në vitet e fundit, por Werder Bremen vazhdon të prodhojë mesfushorë të klasit botëror. Maximilian Eggestein duket  i këtij lloji.

Mesfushori qendror u shfaq në çdo ndeshje të Bundesligës me Werder Bremenin këtë edicion dhe është 22 vjeç, Ai është në formën më të mirë të tij, me tre asistime në tri ndeshjet e fundit të tij.

Eggestein ka bërë tashmë shtatë paraqitje për Gjermaninë U21 dhe ka marrë së fundmi thirrjen e tij të parë nga Joachim Low.

Luka Jovic (Eintracht Frankfurt)

Tashmë i lidhur me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester United, Luka Joviç është një nga talentet e shquara jo vetëm në Gjermani, por në tërë Evropën.

21-vjeçari është më i miri te Eintracht Frankfurt këtë sezon, duke shënuar 22 gola në 35 paraqitje.

Kjo përfshin edhe golin e vetëm në fitoren 1-0 të Eintracht kundër Interit në Ligën e Evropës.

Kai Havertz (Bayer Leverkusen)

Përveç Jadon Sanchos, është e vështirë të mendosh për një 19-vjeçar, i cili është më mirë i vendosur në majat e futbollin botëror sesa Kai Havertz.

Me 13 gola dhe 6 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat, Havertz i është dhënë epiteti i talentit më të mirë në Gjermani.

Tashmë pjesë e planeve të Joachim Low për kombëtaren gjermane me vetëm 19 vjeç, i riu i Bayer Leverkusen ka bërë tri paraqitje për Die Mannschaft.

Joelinton (Hoffenheim)

Sulmuesi brazilian i Hoffenheim, Joelinton tashmë është lidhur me Neëcastle United dhe është e lehtë të kuptohet pse.

Në sezonin e tij të parë me Julian Nagelsmann, sulmuesi ka 10 gola në garat vendore.

22-vjeçari gjithashtu e ka përkthyer këtë formë edhe në garat evropiane, duke shënuar në barazimin 3-3 të Hoffenheimit me Lyon në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka impresionuar në të dy ndeshjet kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Florian Neuhaus (Borussia Monchengladbach)

Kur Munichen 1860 u largua drejt divizionin rajonal bavarez në vitin 2017, Florian Neuhaus mund të kishte shkuar me gjithë kubin.

Megjithatë, pas një viti me Fortuna Dusseldorf në Bundesligë 2, Neuhaus ka gëzuar një sezon të madh me Borussia Monchengladbach.

Me tre gola dhe shtatë asistime nga zemra e mesfushës, është e lehtë të shihet pse Neuhaus mund të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të Ligës Premier. Ai merr shpesh krahasime me yje si Lampard dhe Gerrard.

Milot Rashica (Werder Bremen)

Werder Bremen ka edhe një yll tjetër të ri.Milot Rashica nuk ka gëzuar një rrugë të lehtë në futbollin profesionist, pasi ai është rritur në Kosovën e shkatërruar nga lufta. Ai është më i miri në vendlindjen e tij me 20 paraqitje për kombëtaren edhe pse në moshën 22 vjeçare.

I njohur si një nga talentet e mëdhenj që nga ditët e tij të para në Vitesse Arnhem në Holandë, Rashica është pjekur nën kujdesin e Florian Kohfeldt këtë sezon.

Ai ka kontribuar me tetë gola në 20 paraqitje për Bremen në Bundesliga dhe DFB Pokal.

Në fakt, që nga ndërprerja e dimrit në Gjermani, kosovari ka qenë në formën më të mirë të karrierës së tij edhe pse e shkurtër, duke shënuar edhe në dy fitoret e fundit kundër Schalkes dhe Augsburgut.

Nico Elvedi (Borussia Monchengladbach)

Borussia Monchengladbach ka mbrojtjen e pestë më të mirë në Bundesligës, pasi ka pranuar vetëm 31 gola.

Mbrojtësi i ri zviceran Nico Elvedi ka qenë pjesë përbërëse e atij suksesi. Me 119 paraqitje me Monchengladbachun, edhe pse në moshën 22 vjeçare, ai ka edhe nëntë paraqitje për Zvicrën.

Ai është një mbrojtës modern. Ngjan me John Stones e Joe Gomez. Borussia Mönchengladbach së shpejti duhet të gjejë të tjerë mbrojtës pasi zvicerani mund të largohet në verë pasi e duan shumë klube.

Maximilian Mittelstadt (Hertha Berlin)

Maximilian Mittelstadt një tjetër gjerman i talentuar që e ka fituar zemrat e trajnerëve, pasi luan pa problem disa pozicione.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka bërë 19 paraqitje.  Mittelstadt ka luajtur si mesfushor i majtë, prapa, por dhe në zemër të mesfushës.

Me një shkathtësi të tillë, i riu i Hertha BSC mund ta gjejë veten në listën e një numëri klubesh të Ligës Premier gjatë muajve të ardhshëm.

Obite Evan N’Dicka (Eintracht Frankfurt)

Ndërkohë që vëmendja është mjaft e madhe dhe shpeshherë e hedhur mbi treshen sulmuese të Eintracht Frankfurt, Luka Joviç, Sebastian Haller dhe Ante Rebiç, është Obit Evan N’Dicka një tjetër emër që ka ndritur nën drejtimin e Adolf Hutter.

Mbrojtësi 18-vjeçar ka bërë 23 paraqitje për Shqiponjat këtë sezon, që kur erdhi nga Auxerre në verë.

N’Dicka me paraqitjet e tij ka tërhequr tashmë vëmendje.

Jean-Philippe Mateta (Mainz)

Sulmuesit të cilët mund të shënojnë janë një pasuri e madhe. Me shtatë gola në 23 paraqitje këtë sezon, Jean-Philippe Mateta është një shembull i tillë.

Sulmuesi francez ka qenë përgjegjës për më shumë se 25 për qind të golave ​​të Mainz këtë sezon.

I fortë në ajër dhe kjo do t’ia mundësonte të ishte i përshtatshëm në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori