LAJMI I FUNDIT:

Kessie: Shpresoj se nuk do të largohet Higuaini

Kessie: Shpresoj se nuk do të largohet Higuaini

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie po i kërkon Gonzalo Higuain të qëndrojë te skuadra italiane.

Sulmuesi i Argjentinës vazhdon të jetë i lidhur me ekipin londinez të Chelseat.


Por, Kessie thotë se beson tek argjentinasi se nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Patrick Cutrone, Gonzalo Higuain dhe Franck Kessie (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Higuain largohet në janar? Ai është një kampion i madh, ne besojmë shumë në të, unë shpresoj se ai qëndron këtu me ne”.

“(Rino) Gattuso, ai është një trajner i madh. Duhet të përqendroheni, nëse nuk jepni maksimumin është normale që të arsyetohemi”.

Milani i futet garës për Piatekin
Lexo po ashtu Milani i futet garës për Piatekin

“Në fillim të vitit vendosëm të synojmë Ligën e Kampionëve dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë”, tha Kessie.

Ndryshe, Higuain shihet si zëvendësues i Alvaro Moratas, i cili pritet të largohet nga ekipi i Chelseat. /Telegrafi/