Kështu u hakmor Balotelli ndaj tifozëve të Interit (Foto/Video)

Që në momentin kur mësuan se do të futej në lojë sulmuesi italian, zhurma dhe fishkëllimat e tifozëve zikaltër ishin të padurueshme.
Sa herë që ai e prekte topin reagimi i tifozëve që dikur e mbështesnin ishte i menjëhershëm.
Porse, kur përfundoi loja, SuperMario ua ktheu ashtu si di ai – duke e puthur fanellën e Milanit.
Kujtojmë që Balotelli ka luajtur te Interi gjatë viteve 2007-2010, por edhe atëherë ishte deklaruar si tifoz i Milanit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/09/2015




































