LAJMI I FUNDIT:

Kështu do ta pagëzon djalin Vesa Luma

Kështu do ta pagëzon djalin Vesa Luma

Këngëtarja Vesa Luma së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Çifti Big Basta dhe Vesa Luma shumë shpejtë do të bëhen prindër të një djali.


Vesa në një intervistë për Blitz.al tregon se ajo do të lind në mënyrë natyrale dhe zbulon se djali i tyre do të quhet Lian.

E pyetur për kuptimin e emrit ajo tregon historinë e veçantë që ka zgjedhur pikërisht emrin Lian.

“Ne gjithmonë kemi dashur që emri të ketë kuptim të veçantë dhe Lian ka një kuptim tepër të rëndësishëm, sidomos për mua. Është emri i babait tim mbrapsht. Babai im i ndjerë quhej Nail. Do të doja shumë të ishte gjallë e të përjetonte këtë lumturi timen, por e di që edhe ai do të jetë tepër i lumtur, kudo të jetë…” shprehet Vesa.