Kështu mërziten burrat, kur dalin në shoping me gratë e tyre (Foto)


Në çdo qendër tregtare, mund të shihni burra që rinë të vetmuar, me një shprehje nervoze në fytyrë.
Tani është krijuar një llogari në Instagram, që shfaq fotografitë e këtyre burrave të dëshpëruar, që janë në pritje të grave të tyre që janë duke bërë të famshmin ‘shoping’.
Por, derisa ato kënaqen me pazarin që bëjnë, ata qëndrojnë të nervozuar dhe humbin kohën duke rrëshqitur pa vëmendje në telefon, duke lexuar gazetë, apo thjeshtë rrotullojnë sytë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.
Meshkuj që kanë vënë fytyrën mes duarve, të tjerë që janë ulur në vende të papërshtatshme, apo edhe disa që i ka zënë gjumi, janë disa nga burrat e mërzitur nga pritja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































