LAJMI I FUNDIT:

Kështu dukej fytyra e Shkodran Mustafit nga ndërhyrja e Jamie Vardyt – VAR nuk dha as karton të verdhë për anglezin

Kështu dukej fytyra e Shkodran Mustafit nga ndërhyrja e Jamie Vardyt – VAR nuk dha as karton të verdhë për anglezin

Shkodran Mustafi e ka pësuar shumë keq në barazimin 1-1 të Arsenalit ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 34-të.

Mbrojtësi shqiptar bëri disa ndërhyrje vendimtare në takimin e së martës mbrëma, mirëpo në njërin nga ata e pësoi keq në fytyrë.


Kur The Gunners po fitonin 1-0 në Emirates, Jamie Vardy kishte shansin që t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo Mustafi i largoi topin nga këmba.

Nga ai reagim i mbrojtësit shqiptar, sulmuesi anglez besohet se qëllimisht e goditi atë me atlete në fytyrë.

Më pas, Vardy ia arriti qëllimit që të realizonte golin e barazimit në minutën e 84-të, mirëpo Mustafi mbeti me disa shenja të rënda në fytyrë.

Gjërat nuk duken mirë për Vardyn – goditja ndaj Shkodran Mustafit cilësohet si e qëllimshme
Lexo po ashtu Gjërat nuk duken mirë për Vardyn – goditja ndaj Shkodran Mustafit cilësohet si e qëllimshme

Mikel Arteta reagoi ashpër pas ndeshjes ndaj VAR-it, që nuk dha karton të kuq në anglezin, pasi Eddie Nketiah për një ndërhyrje jo aq serioze, u përjashtua nga takimi në minutën e 75-të.

Arsenali me këtë barazim ka vështirësuar punë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa kanë gjasa reale që edhe në edicionin e ri të luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Football = war 👞🤕

A post shared by 433 (@433) on Jul 8, 2020 at 2:12am PDT

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori