Leonora Jakupi ka paralajmëruar bashkëpunimin me Gold AG që do të lansohet më 17 Shkurt.

Ky projekti muzikor do të vijë me rastin e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Kënga e re titullohet “Pushkë e çifteli”, ndërsa është punuar nga producenti Don Arbas.

Videoklipi është realizuar nga 2B Studio. Kurse Gold AG ka publikuar një fotografi nga xhirimet.

Më herët, një imazh nga videoja e re e ka sjellë edhe Leonora. /Telegrafi/