LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Volodymyr Zelenskyt: Lufta do të arrijë në qytetet më të mëdha ruse

Këshilltari i Volodymyr Zelenskyt: Lufta do të arrijë në qytetet më të mëdha ruse

Këshilltari në Zyrën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, tha se lufta herët a vonë do të arrijë edhe në qytetet më të mëdha ruse si Moska, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg.

Podoliak nuk specifikoi se kush saktësisht do të organizonte sulme të tilla dhe pse, raporton skynews.

Ai theksoi se “Ukraina nuk po sulmon Rusinë”, por “logjika e luftës” e lejon atë të bëjë një parashikim të tillë. Ai supozon se mund të ketë një përshkallëzim të brendshëm në Rusi.

“Përshkallëzimi i brendshëm i luftës në Rusi është i pashmangshëm. Qytetet që po jetojnë në një realitet tjetër, si Moska, Shën Petersburg, Yekaterinburg, do t’i nënshtrohen goditjeve”, tha ai.

Autoritetet ruse kanë raportuar tashmë disa herë për sulme nga forcat ukrainase në fshatrat e boshatisura në rajonin e Belgorodit. Podoliak tha se sulmi në fshatrat e zbrazëta ruse nuk mund të krahasohen me sulmet në Kiev.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë filluar përgatitjen e Moskës për t’u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme të aeroplanëve ukrainas. Në media dhe kanale telegrame u shfaqën foto dhe video të instalimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në kryeqytet.

Kremlini njoftoi se nuk mund të komentonte instalimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në zonat e banuara të Moskës dhe ia dërgoi të gjitha pyetjet Ministrisë së Mbrojtjes, nga e cila nuk dhanë asnjë informacion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori