LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit: Goditëm bazën dhe vramë njëqind ushtarë rusë

Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit: Goditëm bazën dhe vramë njëqind ushtarë rusë

Petro Andriyushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit në ekzil, raportoi se 100 ushtarë rusë u vranë dhe mbi 400 u plagosën në një sulm në një ish-institucion shëndetësor në fshatin Jurivka pranë Mariupolit.

Reklama

Ai tha se katër autobusë me personel ushtarak rus kishin mbërritur në bazën e përkohshme një ditë më parë, duke përmendur partizanët vendas nga qyteti i pushtuar nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Ai tha se në sulm u shkatërruan stacioni i komunikimit dhe sistemi për luftë elektronike. Ai përdori emrin “bavovna” për sulmin, që është fjala që zyrtarët ukrainas përdorin për të treguar shpërthimet e shkaktuara nga sulmet e Ukrainës në infrastrukturën ushtarake ruse, për të cilat ata nuk marrin përgjegjësi të drejtpërdrejtë, shkruan Kyiv Independent.

Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë
Lexo po ashtu Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë

Sipas këshilltarit, nga sulmi u shkatërrua ndërtesa pesëkatëshe e objektit të kujdesit shëndetësor. Ai pohon se është një godinë që mund të strehojë deri në 650 ushtarë nëse shndërrohet në kazermë.

Pas një rrethimi gati tre-mujor të Mariupolit, në të cilin dhjetëra mijëra civilë u vranë dhe mijëra ndërtesa dhe infrastruktura kryesore u dëmtuan dhe shkatërruan, Rusia pushtoi plotësisht qytetin në maj të vitit të kaluar.

Lajmi se Rusia mund të ndërtojë potencialisht një qendër logjistike në Mariupol, erdhi vetëm disa javë pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi qytetin në mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Serbia
Parashikimi i Severe Weather Europe, si do të jetë dimri?

Parashikimi i Severe Weather Europe, si do të jetë dimri?

Evropa
Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Botë
Ushtari ukrainas kapi tankun rus që nuk funksiononte, i telefonoi mbështetjes teknike në Rusi për ta zgjidhur problemin

Ushtari ukrainas kapi tankun rus që nuk funksiononte, i telefonoi mbështetjes teknike në Rusi për ta zgjidhur problemin

Evropa
Më shumë se 1,000 të vdekur nga Ethet e Dengës, në shpërthimin më të keq të regjistruar të Bangladesh

Më shumë se 1,000 të vdekur nga Ethet e Dengës, në shpërthimin më të keq të regjistruar të Bangladesh

Azia
Mali i Zi: Spajiq në një mision të (pa)mundur

Mali i Zi: Spajiq në një mision të (pa)mundur

Mali i Zi
Kalo në kategori