LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i SASHK pro rritjes së pagave prej 15 për qind

Këshilli i SASHK pro rritjes së pagave prej 15 për qind

Këshilli i SASHK-ut i dha dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15 %.

Nënkryetari i sindikatës, Tafa Ameti tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të SASHK-ut janë shprehur pro marrëveshjes së arritur me përjashtim të disa ankesave dhe kritikave që kanë të bëjnë me periudhën e nënshkrimit të marrëveshjes kolektive dhe lëshimit të pagave me rritje.


“Në bazë të mendimeve të mbledhura prej vet kryetarëve të organizatave sindikale i dhamë pëlqim kryetarit që të nënshkruaj marrëveshjen që është arritur në mes të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë përmes mediatorit edhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale lidhur me çerdhet. Faktikisht me nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve merret edhe qëndrimi i ndërprerjes së grevës”, tha Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.

Gjithashtu, nënkryetari i SASHK-ut kujtoi punonjësit në çerdhe se mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prillit siç u paralajmërua ditë më parë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ndoshta mos kuptim ose mos sqarim nga ana e ministrisë ka qenë ajo, por kjo është realiteti. Unë kam një çerdhe në Gostivar dhe ja sqarova gjithë procedurën dhe nuk kemi ndonjë mos sqarim aty ose ndonjë mosmarrëveshje. Ja tash muaji do të filloj dhe shumë shpejt do të lëshohen mjetet, do ti marrin, kjo është e garantuar”, u shpreh Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.

Marrëveshja paqësore e arritur para 10 ditësh mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit parasheh rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15 % duke nisur nga paga e muajit shtator.

Në këtë muaj pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet kolektive për arsim. Ndërkohë, marrëveshjet kolektive për çerdhet pritet të nënshkruhen në muajin qershor.

Grupet e punës nga SASHK-u dhe mbrojtja e fëmijëve tashmë janë formuar dhe pritet të nisin përpilimin e kësaj marrëveshje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori