LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorial i Kosovës intensifikon bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë së Francës

Këshilli i Prokurorial i Kosovës intensifikon bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë së Francës

Delegacioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i drejtuar nga kryesuesi Blerim Isufaj, ka filluar sot një vizitë në institucionet e drejtësisë së Francës, që zhvillohet në kuadër të projektit të Binjakëzimit të BE-së.

Në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës thuhet se qëllimi i vizitës është njohja me praktikat e Francës në rekrutimin, transferimin, avancimin dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve. Për më tepër, delegacioni i KPK-së do të njoftohet edhe me trajnimin e prokurorëve dhe proceset e administrimit, përfshirë resurset buxhetore dhe administrative të sistemit prokurorial.


Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme janë realizuar vizitat në Gjykatën e Lartë të Parisit dhe në Këshill, ku janë njoftuar me misionin, mandatin dhe funksionimin e këtij institucioni.

Gjatë ditëve në vijim, do të realizohen edhe vizita në institucionet kryesore të administrimit të sistemit të drejtësisë, siç janë: Drejtoria për Shërbime Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë, Njësia për Emërim, Etikë dhe Disiplinim, Inspeksioni i Përgjithshëm i Shërbimeve Gjyqësore, Drejtoria e Çështjeve Penale, Prokurorinë e Përgjithshme pranë Gjykatës së Kasacionit dhe në Shkollën e Magjistraturës (ENM).

Në përbërje të delegacionit janë anëtarët e Këshillit Prokurorial, Drejtori i Sekretariatit dhe ai i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, përfshirë edhe zyrtarë që mbështesin Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Këshilli synon që praktikat e mira nga kjo vizitë dhe vizitat e tjera t’i shfrytëzojë në funksion të bërjes së politikave, strategjive dhe vendimeve për avancimin e sistemit të administrimit, menaxhimit, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes së sistemit prokurorial të Kosovës, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori