LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorëve kërkon dokumentet për rastin “Puç” nga PSP-ja

Këshilli i Prokurorëve kërkon dokumentet për rastin “Puç” nga PSP-ja

Këshilli i Prokurorëve Publik kërkoi nga Prokuroria Speciale që në afat sa më të shkurtër t’ia dorëzojë të gjitha dokumentet për rastin “Puçi”. Këshilli ka ndërmarrë një hap të këtillë për të parë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë ekipi i Katica Janevës për rastin “Puçi”, ku lideri i LSDM-së Zoran Zaev ishte akuzuar për ushtrimin e dhunës ndaj funksionarëve të lartë qeveritar, ndërsa i akuzuar ishte edhe ish kundër-zbuluesi Zoran Verushevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli ka konstatuar se prokurori nga Prokuroria Speciale ka hequr dorë nga ndjekja e të gjithë të akuzuarve pa u mbajtur seanca kryesore. Lidhur me këtë reagoi ashpër OBRM-PDUKM-ja prej ku e akuzuan Katica Janevën se në vend se ta ndjekë, ajo në fakt dëshiron ta shpëtojë Zoran Zaevin nga aktakuza./Telegrafi/