LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon që Kosova dhe Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare

BE kërkon që Kosova dhe Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare

Pasi autoritetet serbe ia pamundësuan të enjten zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, të hynte në Beograd ku ishte i ftuar në një konferencë, zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim në kuadër të dialogut.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Telegrafin se vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe ato nuk duhet të politizohen.


“Vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe ato nuk duhet të politizohen. BE-ja u kërkon të dyja palëve që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të tillë në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Oficerëve Ndërlidhës”, ka thënë Stano.

Tutje siç u shpreh Stano për Telegrafin të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet dhe vizitat zyrtare.

“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet në pritje, duke përfshirë vizitat zyrtare”, ka thënë ndër të tjera, zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano.

Ky reagim i BE-së vjen pasi Policia e Serbisë ia ndaloi zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, vizitën në Beograd.

Të enjten, më 27 tetor, Bislimi u nis drejt Beogradit për të marrë pjesë në tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.

Afër Beogradit, Policia serbe, sipas Bislimit, e njoftoi se nuk mund të ofrojnë siguri për delegacionin e Kosovës, rrjedhimisht “siguria e tyre ishte në rrezik”.

Pas kthimit në Kosovë, Bislimi deklaroi se ndërprerja e vizitës së tij në Beograd nga autoritetet serbe, dëshmon se Serbia nuk është i gatshëm të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ndryshe, nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët në veri, që kanë targa të lëshuara nga Serbia, do të mund t’i konvertojnë ato në RKS. E, pas 31 tetorit nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se makinat me targa të lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit, e as të kalojnë kufirin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori