LAJMI I FUNDIT:

Kërkon ndihmë nga policia që t’i kontrollojnë cilësinë e drogës që e shet

Kërkon ndihmë nga policia që t’i kontrollojnë cilësinë e drogës që e shet

Nganjëherë nëse bëni gjënë e duhur mund t’iu kushtoj shtrenjtë. Kur një grua u fut në stacionin e policisë në Toulouse të Francës me tri çanta të mëdha plotë me kokainë, e gjitha çfarë ajo kërkonte ishte që policia të testojë produktin e saj, dhe të sigurohet se është i sigurt për shitje.

Por duket se futja në stacionin e policisë me çanta plotë me drogë, nuk ishte ide mjaft mirë e menduar, transmeton Telegrafi.


45-vjeçarja ishte futur në stacionin e policisë rreth orës pesë. Ndërsa kur është pyetur se pse po i mban tri çanta në recepsion, ajo ishte përgjigjur duke thënë se dëshiron që policia të testojë cilësinë e drogës, në “mënyrë që të sigurohet se është e mirë dhe që blerësit e mundshëm të mos vdesin nga konsumimi i tepërt i saj”.

Ky veprim paksa i çuditshëm i saj, i kushtoi me arrestim. Tani ajo pritet të përballet me drejtësinë. /Telegrafi/