LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon hetim kundër komisionerit Varhelyi me dyshimin për “mbështetjen e Dodikut në ndarjen e Bosnjës”

BE kërkon hetim kundër komisionerit Varhelyi me dyshimin për “mbështetjen e Dodikut në ndarjen e Bosnjës”

Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është kërkuar të hetojë rolin e dyshuar të një zyrtari të BE-së në ndihmën për përshkallëzimin separatist të liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, në një letër drejtuar von Der Leyen të lëshuar të mërkurën, anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) shkruan se një dokument i zbuluar sugjeron që komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi “haptas ka bashkëpunuar [me Dodik] për të shpërbërë potencialisht Bosnjën dhe Hercegovinën”.


“Raporti vëren se komisioneri Varhelyi ‘u pajtua’ me z. Dodik në lidhje me datën e një sesioni të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe se do të shpallej një moratorium 6-mujor për të miratuar legjislacionin mbi tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore”, thuhej në letër, shkruan Al Jazeera.

Ndryshe, Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike dhe të sigurisë që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes e Dejtonit.

Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome – entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët dhe entiteti Republika Srpska e drejtuar nga serbët.

“… Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”.

Në tetor, Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj parashtetërore, duke shkelur traktatin e paqes dhe kushtetutën.

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës, i ka quajtur lëvizjet e Dodik “të barabarta me shkëputjen”, duke paralajmëruar se ato mund të nxisin ndarje dhe konflikte të mëtejshme.

Ndërkohë vë në pah Al Jazeera, më 10 dhjetor, parlamenti i Republika Srpska miratoi një sërë ligjesh që i mundësojnë entitetit të formojë institucionet e veta dhe ushtrinë e vet deri në maj.

Pas publikimit të lajmeve për dokumentin e zbuluar të Sattler më 21 dhjetor, këshilltari i Dodik, Radovan Kovaçeviq mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e seancës së asamblesë së Republikës Srpska.

Letra e nënshkruar nga 30 deputetë theksonte se “si një palë neutrale me ndikim të konsiderueshëm”, Komisioni ka një rol kyç në sigurimin e respektimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit nga të dyja palët.

Ai pyeti von der Leyen nëse Komisioni e konsideron sjelljen e Varhelyi të jetë në përputhje me rolin e tij dhe me politikën zyrtare të BE-së ndaj Bosnjës.

“Cili është qëndrimi i Komisionit në lidhje me integritetin territorial të Bosnjës dhe si planifikon Komisioni të sigurojë që konkluzionet e Marrëveshjes së Dejtonit – nënshkruese e së cilës është BE-ja – të mos shkelen?”, pyeti letra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori