LAJMI I FUNDIT:

Kërkojnë lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit në veri të qytetit

Kërkojnë lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit në veri të qytetit

Kryetari i komunës, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Bashkësinë Islamë të Mitrovicës, për t’ua uruar Festën e Fitër Bajramit, ku është pritur nga kryeimami Mulla Asllan Murati dhe drejtues tjerë të BI-së.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, kryetari Bahtiri ju tha drejtuesve të BI-së se kjo është një ditë e madhe për besimtarët e fesë islame, prandaj edhe ka ardhur që në emër të institucioneve të pushtetit lokal të shpreh konsideratat dhe urimet më të sinqerta për adhurimet dhe agjërimin e muajit të Madhërishëm të Ramazanit.


“Ju keni kryer një obligim të madh me përkushtim dhe devotshmëri, andaj i lutem Zotit që të ua pranoj agjërimin dhe tu shpërblej për respektimin e këtij obligimi. Ne që jemi në pushtet këtu në Mitrovicë kemi pas bashkëpunim të mirë me BI-në, por natyrisht edhe me qytetarët. Ky bashkëpunim ka bërë që sot situata në Mitrovicë të jetë e qetë dhe stabile, si në komunat tjera të vendit, madje edhe më e mirë, gjë që tregojnë statistikat gjithnjë në rënie të krimeve të të gjitha natyrave. Do vazhdojmë kështu së bashku, për të tejkaluar edhe problemet dhe sfidat tjera me të cilat do të ballafaqoheni”, tha kryetari Bahtiri.

Kryeimami i BI-së, Mulla Asllan Murati, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe urimet e bëra, tha se bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe BE-së, ka qenë i mirë dhe me rezultate konkrete.

“BI e Mitrovicës e ka pas mbështetjen e institucioneve të pushtetit lokal dhe sidomos të kryetarit Bahtiri. Në shumë aktivitete me interes për qytetin dhe qytetarët kemi qenë së bashku dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Imami Murati i njoftoi drejtuesit komunal edhe me aktivitetet e organizuara gjatë muajit të Madhërishëm të Ramazanit dhe ato për faljen e namazit të Bajramit të Madh, ku ka pas një pjesëmarrje
të madhe të besimtarëve dhe që të gjitha kanë kaluar pa asnjë problem.

Ai tha se sivjet, për herë të parë pas luftës së fundit, në mënyrë të organizuar, namazi i Fitër Bajramit është falur edhe në veri të qytetit, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve”.

“Edhe pse xhamia e Ibrit në cepin verior të urës, ku ka ekzistuar me shekuj, nuk po lejohet ende të rindërtohet, besimtarët myslimanë morën iniciativën që namazi i Bajramit të falet edhe në “Lagjen e Boshnjakëve”, në ambient të hapur, përkatësisht në rrugë. Ne mbështetëm këtë kërkesë dhe rreth 500 besimtarë e kanë falur namazin në rrugë, para ndërtesës së administratës. Gjithçka ka kaluar mirë dhe pa asnjë incident”, tha kryemami Murati.

Po sipas njoftimit, kryetari Bahtiri dhe kryemami Murati, u dakorduan që nga tash të intensifikojnë aktivitetet e përbashkëta për lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit, në vendin ku ka qenë derisa është rrafshuar me tokë nga ekstremistët serbë, në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori