Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është parimi bazë mbi të cilin duhet të punojnë të zgjedhurit e popullit, ndërsa plani kombëtar për zbatimin e MSA-së është puna urgjente e Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Kështu u tha me rastin e konstituimit të këtij komisioni, paraditen e së martës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se pesha e këtij komisioni është shumë e madhe, pasi që siç tha ajo është e domosdoshme që të tejkalohen dallimet politike dhe të ketë përafrim të plotë me politikat e BE-së.
Ajo foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për çka tha se Kosova merr përsipër një mori obligimesh për reforma në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.
“Është marrëveshje që synon të rregullojë raportet Kosovë-BE që nga dita e nënshkrimit deri në ditën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, synon të mbështesë tranzicionin ekonomik të Kosovës si dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian […] Pesha e këtij komisioni është shumë e madhe dhe ndërlidhet drejtpërsëdrejti me suksesin në rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe ky do të duhej të ishte parimi bazë mbi të cilin punojmë të gjithë së bashku”, tha ajo.
Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, bëri të ditur planet afatshkurtra të këtij komisioni, teksa shtoi se deri javën tjetër duhet të shihet se çka mund të bëjnë si komision lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“Ajo çka na pret neve më urgjente është plani kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili ka ardhur nga Qeveria e Kosovës. Ka qenë dje në rend të ditës në Kuvendin e Republikës të Kosovës, është shqyrtuar paraprakisht në Komisionin për Integrime Evropiane meqenëse ky komision nuk ka qenë i konstituuar. Unë ju kisha lutur që si kolegë ta lexoni dhe ta shqyrtoni deri javën e ardhshme dhe të shohim se çka mundemi të rekomandojmë ne si komision”, tha Shala.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kërkoi që rekomandimet në interes të Kosovës që duhet të kalojnë në Këshillin Evropian të kenë edhe mbështetjen e vendeve aleate, përmes komunikimit me anëtarët e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.
“Çfarë po dua të them është që lista e këtyre miqve evropianë mund të jetë funksionale dhe në shërbim të Kosovës nëse ne që tash shohim se cilat janë rekomandimet dhe se çka mund të miratohet”, u shpreh ai.
Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë që u konstituua sot me përbërje të re, në të kaluarën ka mbajtur 6 takime, prej tyre 3 në Kosovë dhe 3 në Strazburg. Takime të tilla mbahen dy herë në vit, ndërsa takimi i radhës është paraparë të mbahet më 25-26 nëntor. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona