Punonjësit e dy aeroporteve të Berlinit nisën një grevë të re këtë të hënë, duke i përshkallëzuar kështu veprimet e tyre në mosmarrëveshjen mbi pagat, që ka çuar deri më tani në anulimin e rreth 1.000 fluturimeve.
Një zëdhënës i aeroporteve sqaroi se do të anulohen pothuajse të gjitha fluturimet e caktuara për datën 13 mars; 194 prej tyre janë në Aeroportin “Schoenefeld” dhe 448 në “Tegel”.
Në deklaratën e Sindikatës “Verdi” thuhet se, greva mund të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës.
“Lufthansa” njoftoi pezullimin e të gjithë fluturimeve të saj nga Frankfurti e Mynihu për në Berlin dhe anasjelltas, pa sqaruar numrin e tyre të saktë.
Pështjellimi i udhëtarëve është i madh.
“Ky është një lëmsh që më dëmton shumë, sepse më duhet të shkoj patjetër në Lisbonë për çështje pune. Ti vjen këtu dhe sheh që askush nuk punon, nuk të japin as informacion. Thjesht po rri këtu ulur, duke pritur që dikush të vijë e të na thotë se çfarë do të ndodhë”, tha Teresa Paive, udhëtare.
“Ndihem sikur më kanë marrë peng. E kuptoj që kërkojnë të paguhen më shumë, por ne jemi krejtësisht të jashtëm në këtë problem. Nuk më duket e drejtë që ta pësojmë ne”, tha Karl Koenigstaedt, udhëtar.
Sindikata kërkon që rroga e stafit në tokë të rritet në 12 euro ora, nga gati 11 euro që është aktualisht.
Dy aeroportet e bllokuara përdoren rëndom jo vetëm nga “Lufthansa”, por edhe nga kompani të tjera ajrore si “Air Berlin”, “EasyJet” dhe “Ryanair”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore