LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për katër personat që bën trafikim të organeve

Kërkohet paraburgim për katër personat që bën trafikim të organeve
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj 4 të pandehurve, me dyshimin se për veprën penale transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në njoftimin për media, sipas urdhëresës së gjykatës, më datën 2 prill 2019 është bastisur një klinikë private në Çagllavicë të Prishtinës, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, pa autorizim, pa arsye mjekësore dhe në kundërshtim me ligjin  për transplantimin e indeve dhe qelizave njerëzore, Ligji për shëndetin riprodhues dhe Ligji për shëndetësi.


Në njoftim thuhet se, të njëjtit kanë bërë shitblerjen e organeve dhe qelizave vezore si dhe përcaktimin e gjinisë, ashtu që të dëmtuarave të gjinisë femërore, të cilat i ftojnë në këtë klinikë dhe iu premtojnë se nëse dhurojnë qeliza vezore mund të përfitojnë shumë të caktuar të parave, ndërsa qelizat e njëjta iu shiten në vlera shumë të mëdha personave tjerë në nevojë te të cilët bëhet transferimi i embrionit./Telegrafi/