LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga top klubet evropiane, Tonali merr vendim për të ardhmen

Kërkohet nga top klubet evropiane, Tonali merr vendim për të ardhmen

E ardhmja e Sandro Tonalit do të vazhdoj të jetë në St James Park përkundër interesimit nga top klubet evropiane.

Sandro Tonali ka shprehur përkushtimin e tij të fortë ndaj Newcastle United, duke synuar t’i shpërblejë trajnerit Eddie Howe, tifozëve dhe klubit për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë pezullimit të tij 10-mujor nga lojërat e fatit, sipas The Telegraph.

Që prej rikthimit në aksion në gusht, mesfushori italian ka rikthyer formën e tij më të mirë, duke u bërë një figurë kyçe në treshen e fuqishme të mesfushës së Newcastle së bashku me Bruno Guimaraes dhe Joelinton.


Juventusit i duhet vendi i katërt në Serie A që ta afrojë Sandro Tonalin
Lexo po ashtu Juventusit i duhet vendi i katërt në Serie A që ta afrojë Sandro Tonalin

Edhe pse Tonali fillimisht pati vështirësi të përshtatej me ritmin e futbollit anglez dhe gradualisht u rikthye në skuadër nga Howe, 24-vjeçari tani po luan atë lloj futbolli që e bindi Newcastle ta nënshkruante atë nga Milan.

Klubi e sheh atë si një pjesë qendrore të së ardhmes së tyre dhe dëshiron të ndërtojë rreth tij në vitet e ardhshme.

Barcelona, ​​Real Madrid dhe Man City vihen pas Tonalit pasi Newcastle zbuloi çmimin e tij
Lexo po ashtu Barcelona, ​​Real Madrid dhe Man City vihen pas Tonalit pasi Newcastle zbuloi çmimin e tij

Mediat në Itali e kanë lidhur Tonalin me një rikthim në Serie A, veçanërisht te Juventusi, por edhe Interi dhe Milani kanë shprehur interesim për të.

Në Angli Tonali kërkohet nga Man City, por gjithnjë sipas mediumit anglez ai ka vendosur të mbetet te Newcastle për t’i falënderuar ata për besimin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të ketë një formacion titullar si kurrë më parë në 125 vitet e ekzistencës së klubit ndaj Villarrealit

Barcelona mund të ketë një formacion titullar si kurrë më parë në 125 vitet e ekzistencës së klubit ndaj Villarrealit

La Liga
Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

La Liga
Barcelona po i jep lamtumirën

Barcelona po i jep lamtumirën "talentit të mrekullueshëm" dhe lojtarit të dashur nga tifozët

La Liga
Babanë ia ekzekutuan forcat serbe, por ai shënon gjithmonë më 4 prill - Historia rrëqethëse e Arb Manajt dhe sakrifica e nënës për ta rritur

Babanë ia ekzekutuan forcat serbe, por ai shënon gjithmonë më 4 prill - Historia rrëqethëse e Arb Manajt dhe sakrifica e nënës për ta rritur

Superliga
Laporta jep lajmin e madh tifozëve për të ardhmen e Yamal: Ai ka rinovuar kontratën

Laporta jep lajmin e madh tifozëve për të ardhmen e Yamal: Ai ka rinovuar kontratën

La Liga
Gyokeres thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Gyokeres thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori