LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet mos miratimi i raportit të ZRRE-së

Kërkohet mos miratimi i raportit të ZRRE-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi ka kërkuar nga deputetët që të mos votojnë raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2015.


Kadaj-Bujupi tha se prej se është privatizuar KEDS-i përveç që po paguajnë shtrenjtë, investimet kanë stagnuar dhe ka furnizim jo të rregullt me energji elektrike. “Në mungesë të investimeve shumë herë obligohet komuna të investojë në rrjet. KEDS-it, përveç që i është fal ndërmarrja po abuzon në vazhdimësi duke filluar nga mos furnizimi me energji elektrike, e deri tek abuzimi duke rreziku jetërat e njerëzve”, tha ajo.

Donika Kadaj – Bujupi prezantoi fakte për siç tha  shkelje të rënda që kanë ndodhur në muajt e fundit. “Gangsterë të KEDS-it luajnë me jetërat e fëmijëve tanë dhe nuk japin asnjë llogari. Instalimi i njehësorëve dhe rasti po heshtet. A nuk është krim që rreth 10 milionë euro që harxhon veriu të kalkulohen në faturat tona. Sa herë duhet qytetarët të paguajnë rrymën. Asgjë nga këto nuk gjenden në raportin e ZRRE-së. Bëj thirrje që të mos votohet ky raport, pasi që me votimin e këtij raporti, Kuvendi po legjitimon një krim”, tha ajo.

Raportin e ZRRE-së në seancën e Kuvendit të Kosovës e ka prezantuar deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa. /Telegrafi/