Ish i burgosuri politik, Tafil Morina i ka bërë thirrje të gjithë ish të burgosurve politikë të viteve tetëdhjeta që të angazhohen seriozisht në përpilimin e një akuze të përbashkët, për të denoncuar torturuesit e tyre.
Ai në një opinion dërguar mediave, ka shkruar se të gjithë të torturuarit barbarisht nga inspektoret gjatë viteve tetëdhjeta të përgatisim një akuzë ndaj torturuesve siç janë inspektorët e sigurimit, të cilët edhe sot janë gjallë dhe disa prej tyre në funksione publike.
Morina ka shkruar se të gjithë duhet t’i drejtohen Prokurorisë së shtetit, për t’i denoncuar këta inspektorë.
Ky është opinioni i plotë i Morinës:
Katër “letrat” e Presidentit drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë së Kosovës, mendoj se kanë shumë kuptim, dhe janë një fillim i mirë për të filtruar përfundimisht dilemat më të mëdha në Kosovë. Ishin të domosdoshme (ani pse dikush do të thotë se janë të vonuara). Për të dal para drejtësisë kriminelët asnjëherë nuk është vonë. Tani mendoj se nuk është vonë, që edhe ne të torturuarit barbarisht nga inspektoret gjatë viteve tetëdhjeta, të torturuar fizikisht në burgjet e Jugosllavisë të përgatisim një akuzë ndaj torturuesve (inspektorëve të sigurimit, të cilët edhe sot janë gjallë dhe disa prej tyre në funksione publike). Duhet t’i drejtohemi Prokurorisë së shtetit, për t’i denoncuar një nga një.
Jemi të vetëdijshëm se një pjesë e të burgosurve politik të atyre viteve akoma janë gjallë dhe vazhdojnë të vuajnë fizikisht, e besa edhe psiqikisht nga torturat e ushtruara nga ish-eksponentet e UDB- ës të atyre viteve.
Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ka më shumë se një rast që edhe kanë vdekur të burgosurit pikërisht nga torturat politike e çnjerëzore të UDBASHËVE të asaj kohe. Sot janë të rehabilituar (ish-udbashët) e të relaksuar. Bile vazhdojnë të thirren në atë se kanë bërë vepra “patriotike”.
Me këtë rast i bëjë thirrje të gjithë ish-të burgosurve politik të viteve tetëdhjeta që të angazhohen seriozisht në përpilimin e një akuze të përbashkët, për të denoncuar torturuesit e tyre. Ekziston baza ligjore, faktike dhe juridike e mjaftueshme, (bazuar edhe në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut), për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në atë kohë na torturuan, na maltretuan dhe na dëmtuan qoftë në aspektin fizik, psiqik dhe që shkatërruan familje të tëra në Kosovë.
Ne ish-të burgosurit politik vazhdojmë të vuajmë nga lëndimet e asaj kohe, prandaj është e domosdoshme të mos heshtim. Ne nuk kemi qenë sikur ata, as nuk duhet të bëhemi, nuk duam të dënohet, as akuzohet kërkush për shkak të bindjeve projugosllave të asaj kohe, por duhet ti qierrim maskën njëherë e përgjithmonë atyre që përdoren dhunen fizike dhe psiqike ndaj neve, ata që na godisnin me kërrbaq pse neve kishim bindje të tjera, ata duhët të paguajnë për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve, duhet të dënohen, sepse çfarëdo denimi që ti jepet atyre nuk është më i rëndë se sa torturat qnjerzore që na i bënin neve, tortura prej më të ndryshme, sikur të ishte në fuqi Ligji i Sheriatit, tortura prej krimineli që vetëm një njeri pa ndjenja mund të veproj ashtu. Unë mendoj se sa më shpejtë që është e mundur të lëvizim në këtë drejtim. përndryshe ose ata duhet të paguajnë ose ne përsëri.(sic) /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
MPB: Dhuna në familje në Gazi Babë, një burrë ka rrahur babanë 76-vjeçar
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë